
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
Nga semestri i Pranverës 2024, Gjuha Shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias, një nga universitetet më të mira në SHBA, e në botë.
Lajmin zyrtar e ka dhënë Ballina Prishtina, një ish- studente shqiptare e cila ka luajtur një rol në përpjekjet për ta bindur administratën e universitetit atje.
“Shpresoj që ta kuptojmë të gjithë se çfarë momenti historik është ky për grupin tonë [të studentëve shqiptarë të këtij universiteti], për gjuhën tonë të bukur e unike që do të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan”, ka shkruar në faqen e saj në Facebook.
“Gjuha jonë mbijetoi mrekullisht qindra viteve nën pushtim të huaj. Unë doja që ta shihja të gjallë e për shumë vite të tjera, të dokumentuar në arkivat historikë të Universitetit tonë, si një gjuhë që këmbëngul në një komb të qëndresës”, ka vijuar Ballia.
Kursi për gjuhën shqipe, në nivel fillestar do të ofrohet në Departamentin e Gjuhëve për çdo student të interesuar. Një lajm i mrekullueshëm ky për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe duan të mësojnë më tepër për gjuhën mëmë.
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...