News / 17 Nëntor 2023, 13:27

Përmbytje masive në Afrikë; Qindra viktima, mes tyre dhe fëmijë

Përmbytje masive në Afrikë; Qindra viktima, mes tyre dhe

Është përkeqësuar gjendja nga moti i keq në Afrikë, e cila prej një jave është e pushtuar nga stuhi dhe rrebeshe shiu.

Sipas mediave të huaja, të paktën 111 viktima janë regjistruar deri tani, mes të cilëve 16 janë fëmijë, ndërsa 700.000 shtetas afrikanë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut.

Fenomeni natyror El Niño rriti reshjet e sezonit të shirave në rajon, duke prekur kryesisht Somalinë, por edhe Etiopinë dhe Kenian.

Agjencia e ndihmës vendase po bën thirrje për ndërhyrje urgjente kombëtare dhe ndërkombëtare për t'iu përgjigjur zhvendosjes masive të njerëzve në Kenia, Etiopi dhe Somali.

Shumë nga familjet e zhvendosura, duke përfshirë mijëra fëmijë, tashmë kanë nevojë për furnizime emergjente si ushqim, strehim, ujë të pastër dhe tualete.

Horoskop