Modë / 18 Nëntor 2023, 10:46

E Kuqja Qershizë: Trendi i Sezonit!

Hijet e ngjyrës që të gjithë e kemi në garderobë janë kryefjala e modës së momentit…

                                  Nga Kostandin Feshti

E Kuqja Qershizë: Trendi i Sezonit!Imazhet: Pinterest/ Kolazhi: Kostandin Feshti

Po e nisim këtë artikull kështu: Me aq sa pamë në Javët e Modës, kuptuam se shumë nga “trendet” e vendosura për sezonin Vjeshtë/Dimër 2023 dhe Pranverë 2024, i kemi prej kohësh tanimë në garderobat tona. Kostumet “oversize” e të strukturuara, palltot e gjata me tonalitete sa më neutrale, materialet e plota me printe sa më të thjeshta, po dhe vetëm një-ngjyrëshe madje, e pjesëza klasike që ndërtojnë “koleksionin kapsulë” të gjithësecilit prej nesh ( t-shirts, xhinse të bardha/ të zeza, pantallona formale, këmishë formale e bardhë ). Të gjithë këto elementë, më shumë se “risi”, janë faktorë të pakohë për ta bërë dukjen sa më elegante dhe fine, por, kur shtojmë “të kuqen qershizë” në miks, aty ndryshon puna. Kalojmë nga rafinimi, në stilizim të mirë-kuruar të dukjes tonë.

Ngjyra e kuqje e të gjitha tonet e saj që e ndjekin nga pas nuk janë shpikur as këtë vit, por as këtë dekadë. Ky grupim ka lindur me njeriun, fundja, është dhe ngjyra e gjakut. Në shekullin e 17-të përfaqësonte dekadencën e klasës mbretërore. Gjatë kohës së Tudorëve në Angli ishte ngjyra e “turpit”. Më pas, ngjyra e sensualitetit. Jessica Rabbit, një nga personazhet e animuar më të famshëm njihet prej fustanit të kuq me shkëlqim që ajo mban të veshur. Gwenyth Paltrow, një nga daljet e saj në publik më “fashionable” deri sot, e ka të veshur me një kostum Gucci, velvet, I KUQ, i dizenjuar nga askush tjetër përveç se Tom Ford ( një nga adhuruesit dhe besnikët më të fortë të së kuqes në pasarela ). Një nga ngjyrat “must” të Victoria Beckham-it e Valentino-s.

E Kuqja Qershizë: Trendi i Sezonit!Pinterest

Ndaj kur themi se jemi të bindur që dalë ngadalë e kuqja do të pozicionohet krahas të zezës e të bardhës për sa i përket rëndësisë në modë, nuk e themi kot. Na mbështet dhe historia madje, por dhe “L’Officiel USA”, e cila e shpalli “të kuqen qershizë” ngjyrën “IT” të sezonit muajin që lamë pas.

Ama, “eksperimentimin” me nuancat e hijet e këtij kolori s’keni pse e bëni vetëm me veshjen apo direkt me copëzat e saj. Nëse jeni persona që ngurrojnë të luajnë me ngjyrat apo të cilët prekjet i duan sa më minimale, atëherë aksesorët janë miqtë tuaj më të mirë. Ju mbajnë ju në zonën e komfortit ( e cila nuk ka asgjë të keqe ), por dhe ju bëjnë të dukeni stil e koherentë në të njëjtën kohë. Mjafton një çantë ose një palë këpucë në qershizë, bordo, të kuqerremtë, të kuqe të errët, vishnje, të kuqe gjaku, “crimson” dhe ju do të jeni brenda. Nje pamje e thjeshtë, por me një aksent ngjyre, i cili e ngre veshjen e krijuar në një nivel tjetër. Sidmos dhe në një periudhë kaq afër festave të fundvitit e atyre kombëtare. Ndaj mos ngurroni të guxoni sadopak.

Do të jeni po aq “in” sad he ngjyra që do të keni veshur. Eksplorim të mbarë! E Kuqja Qershizë: Trendi i Sezonit! Pinterest                                                             E Kuqja Qershizë: Trendi i Sezonit!Instagram: @clairesore    E Kuqja Qershizë: Trendi i Sezonit!                 Pinterest                                              E Kuqja Qershizë: Trendi i Sezonit! Instagram: @clairesore

 

Horoskop