
Spikerja e BBC bën gabimin "e pafalshëm" në transmetimin live, video bëhet virale
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Në ndryshim nga Endri, vëllai i tij, Stefi Prifti është më i përmbajtur dhe fjalëpak në daljet e tij publike, por në momenti që merr mikrofonin shndërrohet. Magjia e skenës është jashtëzakonshme dhe Stefi arrin ta përcjellë atë në çdo notë, në çdo tingull. Mirëpo sot, o ftuar në " S'e luan Topi", këngëtari korçar na zbuloi një anë tjetër të tijën, na rrëfeu grimcat e atyre ngjarjeve që kanë shënjuar jetën e tij.
Artisti i njohur tregoi se prindërit e tij janë divorcuar kur ishte ende fëmijë dhe se nuk ia fal babait që i braktisi dhe nuk gjeti kurrë guximin që të takonte atë, motrën dhe vëllain. Madje ai ka treguar se ka qenë disa herë në të njëjtin autobus me babain e tij dhe nuk i ka folur.
“Nuk e gjeti kurrë kurajën që të na takonte. Nuk e di pse, prandaj ne të tre fëmijët mbajtëm këtë qëndrim. Unë jam vetë prind sot dhe mendoj se çdo prind në një mënyrë apo një tjetër e gjen mundësinë të shohë fëmijët. Normal që në atë kohë ishin këto ndikimet e fisit, të njerëzve që kishte përreth. Momenti më i sikletshëm ishte se unë udhëtoja çdo ditë në të njëjtin autobus me babain tim dhe nuk i flisja. Madje një ditë rastisëm të uleshim përballë njëri-tjetrit dhe nuk folëm“.
Ai foli gjithashtu për mdarjen nga jeta të bashkëshortes vite më parë dhe se si gjeti ngushëllim te dy vajzat dhe muzika
"Ka qenë dashuri më shikim të parë. Kemi pasur sakrifica për hatër të profesionit tim. Marina ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj. Ikëm, i lamë të gjitha këtu. Nisëm një jetë të re. Ndarja nga jeta ka qenë e vështirë, nuk shprehet me fjalë. Mos i ndodhtë askujt, por gjërat nuk janë në dorën e njeriut.
Kam vuajtur shumë vite më pas. Stacioni im pas humbjes së Marinës ishin vajzat, kështu e kam kaluar. Më ka ngushëlluar prania e tyre. Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm. Ata që janë muzikante dhe që e duan më kuptojnë shumë mirë. Arti të jep forcë, të mban gjallë në çdo situatë”,- u shpreh ai.
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesi gj...
Aktori i humorit Agron Llakaj ka treguar sot se ka patur shumë nevojë për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së...
Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçant&eum...