Një brand që synon të bashkojë të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, i tillë është ky që do t'iu tregojmë tani.
Mund të kemi parë shumë modele sportive që janë krijuar nga shumë personazhe të njohur të ekranit, por të jenë të branduara me simbolet kombëtare, nuk është se kemi parë shpesh. Aq më shumë për kur bëhet fjalë për krijime unike, që fillesën e tyre e kanë në Amerikë.
“Shq1pe Co”, ky brand që sapo ka nisur të rritet, u krijua më 28 Nëntor 2019, pikërisht në një nga ditët më me peshë për kombin tonë. Është brandi i parë shqiptaro- amerikan me vendndodhje në Nju York.
“Ideja për të krijuar një brand të tillë, nuk lindi rastësisht, por për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët nëpër botë. Karakteri i tij është i stilit urban-amerikan që përshtatet për të gjitha grupmoshat, si për përditshmërinë, po ashtu dhe për ata që pëlqejnë stilin sportiv” – shprehet Ervin Toro, ideatori i këtij brandi, një djalë i ri plot aspirata, i cili edhe pse i larguar që në moshë të vogël nga Fieri që në vitin 1997 drejt tokës së premtuar vazhdon ta ruaj me fanatizëm dashurinë për atdheun. E bukura e Ervinit është se ai punon prej vitesh në bankë në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe pasioni për të krijuar një koleksion veshjesh dedikuar Shqipërisë erdhi si një kërkesë e brendshme për të mos harruar kurrë rrënjët, që e mbajnë ende lidhur. Ai na rrëfen se në Amerikë linja e tij ka kohë që po përqafohet me shumë dashuri nga bashkëatdhetarët e tij, kryesisht online, por edhe të huaj. Por, dëshira e tij është që shumë shpejt ky brand të ketë dyqanet e tija fizike, si në Shqipëri dhe Kosovë.
Shumë përsonazhe të njohur i kanë veshur me dëshirë një pjesë të koleksioneve të tija dhe ky fakt e gëzon pa masë. Por, ajo që do ta bëjë vërtetë të lumtur është që shumë shpejt marka e tij të indentifikohet menjëherë si një simbol i gjithë shqiptarëve kudo në botë duke i bërë logot pjesë të hashtagjeve #shqip, #beso, etj nëpër rrjete sociale.
3536e78f d9aa 4a0a 9029 976e849dad61
e4b9482c f2ec 4f7d a5cd bdf0487d189a
mjhpng
e7510c50 4e74 4c49 8803 24b059099547
ad6889c0 e41e 4c7c 8a45 1b46e4d9e82e
76415f51 9fb2 461d 8dee 1f59cb5b0d42
f4d03b2a a6b0 4d3d abe3 0aeefc27a3bb
1694b0f9 a2c0 403f be64 931794ea2b79