News / 20 Nëntor 2023, 07:10

Aktorja Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: "Djali mezi i priste, na bënte pyetje pse ndodhi"

Aktorja Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: "Djali mezi i

Muaji gusht i solli Delinda Dishës dhuratën më të bukur të vitit, Kostandinin, djalin i cili i ka vjedhur që tani zemrën dhe që pritet të jetë miku më i mirë i mamit, babit, por dhe Dasantinit. 

Por, përpara se të bëhej mama për here të dytë aktorja e njohur u përball me një humbje që lë gjithmonë shenjë në jetën e një gruaje, atë të binjakëve të saj. I kishte dëshiruar aq shumë, por fati ose Zoti nuk donin që t'i kishte. "Binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy ëngjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet",- do të shkruante ajo asokohe.

Aktorja Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: "Djali mezi i

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në "Jo vetëm modë", ku foli për sfidat e reja në karrierë, mëmësinë, si dhe u ndal te humbja e binjakëve. Disha rrëfeu ndër të tjera se djali i saj i parë, e ka përjetuar lajmin e trishtë.

"Dasantini, me zor e priste. Kishte kohë që thoshte dua motër, dua vëlla. Edhe pasi i shpjeguam humbjen e binjakëve, e përjetoi pak. 'Po ju s’më keni treguar, përse s’më keni thënë'- shprehej në fillim, por më pas e kuptoi."-tregoi ajo.

Aktorja Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: "Djali mezi i

Horoskop