News / 19 Nëntor 2023, 15:06

Ventrilokuistja e show-t Arjeta Dhima, sjell sërish për publikun shfaqjen e shumëpëlqyer "Kush foli?" këtë të hënë

Ventrilokuistja e show-t Arjeta Dhima, sjell sërish për publikun

“Kush foli?”, një shfaqje në dukje fëmijësh, por ku të rriturit përfshihen më shumë.

Arjeta Dhima, ventrilokuiste show, ka vendosur ta risjell sërish shfaqjen për të gjithë publikun në datat 20 dhe 23 nëntor, në orën 19:00 tek Qendra e Artit Agimi (ish kinema Agimi). Në këtë shfaqje ndodh çdo gjë e bukur dhe e improvizuar. Mund të kesh fatin të ngjitesh për pak minuta në skenë me Arjetën dhe maskota e komanduar prej saj, gjithashtu dhe zëri, unifikohen me ju saqë bëhet e vështirë për publikun ta kuptojë vërtetë se kush po improvizon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjeta Dhima (@arjetadhima)

Arjeta Dhima, është e para dhe e vetmja ventrilokuiste në Shqipëri, me një sukses të jashtëzakonshëm, të cilin ka mundur ta ballafaqojë edhe përtej kufijve, duke u spikatur e vlerësuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ventrilokuizmi është një art i vjetër, është e folura me bark dhe stomak, nëpërmjet të cilit fjalët thuhen pa hapur gojën. Gjithmonë të krijohet ideja se po flasin kukullat, por jo, është zëri i ventrilokuistit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by iACT STUDIO (@iact_studio)

Shfaqja e fundit “Kush foli” e Arjeta Dhimës, u mbajt më 3 nëntor në sallën e Teatrit Kombëtar, arTurbina, ndërsa tashmë pas kërkesës së madhe nga publiku, ajo ka vendosur ta sjell sërish.

Horoskop