News / 20 Nëntor 2023, 12:05

Bëni gati portofolat të "shkunden", ja si lindi dita e uljeve të mëdha "Black Friday"

Bëni gati portofolat të "shkunden", ja si lindi dita e

Sapo sezoni nis të ndryshojë, të gjithë jemi me sytë nga vitrinat. Ka produkte për të cilat ka shumë kohë që dëshirohen dhe priten uljet për ta blerë. Por, në momentin që ndodhin uljet, mundet edhe të mos e gjesh më, pasi një klient më i shkathët se ty e ka bërë blerjen e duhur. 

Ndaj Living po ju lajmëron, e premtja 24 nëntor, është datë për t’u shënuar vërtetë në kalendar këtë vit, pasi nuk do të duhet të prisni festat për të lundruar mes uljeve të mëdha të produkteve jo vetëm në internet, por edhe në dyqane fizike.

Bëni gati portofolat të "shkunden", ja si lindi dita e

Besojmë se e kuptuat! ‘Black Friday’ është shumë pranë. Në këtë ditë, produktet aq shumë të dëshiruara mund t’i bëni tuajat me një çmim që ndoshta nuk e kishit imagjinuar, 50, 60 apo 70% ulje. E fundja, kush nuk do të donte t’i kishte të gjitha me çmimin e ëndrrave.

Doni një këshillë?! Uluni një moment, mendoni për të gjitha gjërat që dëshironi, kini të qarta idetë, shënojini në një letër dhe “voila”, gati për në dyqane.

Si lindi ‘Black Friday’

Bëni gati portofolat të "shkunden", ja si lindi dita e

Fillimisht, termi Black Friday u përdor për herë të parë pas krizës financiare që pësoi tregu i arit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 24 Shtator1869. Dy financierë të ‘Wall Street’, Jay Gould dhe Jim Fisk, punuan së bashku për të blerë sa më shumë ar të ishte e mundur, me shpresën se kështu do t’i rrisnin çmimin e do ta shisnin për fitime marramendëse. Atë të premte shtatori, konspiracioni u zbulua dhe bursa ra ndjeshëm duke shkaktuar dëme të mëdha financiare për këdo, duke nisur nga baronët e institucioneve financiare, e deri te fermerët.

Bëni gati portofolat të "shkunden", ja si lindi dita e

Historia që dëgjohet më shpesh në lidhje me ditën e uljeve të mëdha, e ka zanafillën nga tregtarët. Pas një viti që operonin me humbje, dyqanet nxirrnin një fitim të madh për ‘Black Friday’, pasi blerësit shpenzonin shumë në produktet me ulje. Asokohe, kompanitë i quanin humbjet të kuqe dhe fitimin e zi, ndaj direkt pas Ditës së Falenderimeve, fillon pak ditë ‘Black Friday’.

 

Horoskop