Familja / 23 Nëntor 2023, 14:37

"Nxirreni para pasqyrës që kur mbush një javë dhe tregojini fytyrën", Lira Gjika shpjegon çfarë dobie sjell ky veprim te foshnjet

"Nxirreni para pasqyrës që kur mbush një javë dhe

Psikologia dhe pediatrja Lira Gjika është një ndër personazhet më aktive në rrjete sociale, ku ndan thuajse çdo ditë studime të mirëfillta nga institutet apo spitalet më të njohura në botë, si dhe këshilla të shumëllokshme mbi edukimin dhe rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Së fundmi ajo ka folur për zhvillimin e aftësive motorike te fëmijët e porsalindur dhe se sa e rëndësishme është që nëna dhe babai t'i shoqërojnë me fjalë veprimet e tyre. Lexoni më poshtë postimin e plotë.

" Gjatë muajve të parë të jetës, kur foshnja nuk ka zhvilluar akoma aftësi të mira motorike, mënyra më e mirë për t'i stimuluar ato është përmes shqisave dhe fjalës. Të porsalindurit tërhiqen nga fytyrat njerëzore, veçanërisht nga fytyra e nënës. Fëmijën që ka mbushur një javë mund ta afroni para pasqyrës dhe t'i tregoni fytyrën e tij. Nëna duke e mbajtur në krahë, me një dorë i tregon sytë, hundën gojën dhe më pas i tregon edhe fytyrën e vet dhe duke filluar nga sytë i përmënd me rradhë shqisat. Kjo lojë mund të përsëritet një herë në dy ditë.

Çdo veprim që kryen nëna me fëmijën duhet t'i shpjegohet me fjalë fëmijës. Përpiquni t'u përshkruani pa u mërzitur çdo veprim që bëni, psh që po e zhvishnni, që po e pastroni apo po i vishni çorapet e tutat. Çdo veprim shoqërojeni me fjalë dhe përpiquni ta shikoni sa më shumë në sy. I porsalinduri gjithashtu ndjen dhe vlerëson zhurmat, tingujt dhe muzikën. Një objekt që ka lëvizje të ngadaltë dhe muzikë të butë është sigurisht më interesant sesa një objekt i qetë, i heshtur.

Fëmija duhet të dëgjojë vazhdimisht muzikë. Mund të përdorni gjithashtu një libër prej cope me motive me ngjyra: është një përvojë vizuale dhe prekëse në të njëjtën kohë. Në veçanti, ngjyrat bardhë e zi tërheqin vëmendjen e fëmijës së porsalindur."

Horoskop