Modë / 26 Nëntor 2023, 18:53

"Zana kumbull sheqeri", Hailey Bieber prezanton makeup-in e këtij dimri

"Zana kumbull sheqeri", Hailey Bieber prezanton makeup-in e këtij

Siç e kemi parë herë pas here, Hailey Bieber ka aftësinë për ta bërë çdo gjë virale sa i përket stilit në veshje ose makijazhit.

Nga thonjtë “qershi” e deri te prerja e flokëve, Hailey ka sjellë një sërë risish këtë vit. Tashmë që jemi zyrtarisht në stinën e dimrit, Hailey ka publikuar një video në Tik Tok duke bërë makeup-in e saj të preferuar këtë sezon.

@haileybieber

when I was 16 I was the Sugar Plum Fairy in the Nutcracker.. this is my 2023 version of that makeup. My go to vibe for the holiday season! ????✨

♬ Dance of the Sugar Plum Fairy (Tchaikovsky) – Ian Post

E ka quajtur “Sugar Plum Fairy” dhe tregon hap pas hapi produktet që aplikon në fytyrë për të dhënë një rezultat mbresëlënës.

Kam luajtur Sugar Plum Fairy në The Nutcracker kur isha 16 vjeç dhe ky është versioni im i grimit për vitin 2023. I preferuari im për sezonin festiv!”, shkruan modelja.

Karakteristikat kryesore të grimit “Sugar Plum Fairy” janë faqet rozë dhe shkëlqimi intensiv me ton të ftohtë në pikat e larta të fytyrës, syve dhe buzëve.

Horoskop