Astroliving / 27 Nëntor 2023, 08:35

Me fatin nuk hahesh dot, sipas Paolo Fox këtyre shenjave do u shkojnë gjërat fjollë gjatë datave 27 nëntor- 3 dhjetor

Me fatin nuk hahesh dot, sipas Paolo Fox këtyre shenjave do u shkojnë

DASHI: Gjërat po shkojnë mirë për të lindurit në shenjën e Dashit. Do të shfaqen disa pengesa në horizont për ju, si në dashuri ashtu dhe në punë, por jeta do të marrë gjithsesi një kthesë pozitive. Jini vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, është koha e përkryer për të guxuar pak më shumë. Por kini kujdes që të mos tregoheni mendjemëdhenj, edhe ju jeni të aftë të bëni gabime, edhe nëse nuk ju pëlqen ta pranoni.

DEMI: Një situatë e çekuilibruar do t’i shqetësojë disi të lindurit në shenjën e Demit. Do të fillojë për ju një periudhë e vështirë, gjatë së cilës do t’ju duhet të ruani përqendrimin maksimal, pasi vetëm një hap i gabuar mund t’ju krijojë shumë probleme. Megjithatë, do të gjeni ngushëllim në punët e zemrës. Ata që janë tashmë në çift, do të kenë mundësinë të njohin një anë të re të partnerit të tyre, që s’e kishin njohur më parë. Ata që janë ende në kërkim të dashurisë, mund të gjejnë rast për të rënë në sy.

BINJAKËT: Të lindurit në shenjën e Binjakëve do të përjetojnë këto ditë një situatë me ulje e ngritje. Momentet e kënaqësisë së madhe do të alternohen me përplasje të papritura, që do t'ju detyrojnë të filloni gjithçka nga e para. Mos lejoni që zhgënjimi t'ju vërë përfund, merrni frymë thellë dhe ngrihuni si gjithmonë. Konsiderojeni këtë si një mundësi për të rivlerësuar disa vendime dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme.

GAFORRJA: Të lindurit në shenjën e Gaforres do të duhet të bëjnë përpjekje për të ruajtur qetësinë. Java do të shkojë mjaft mirë, me përjashtim të disa shqetësimeve të vogla që rrezikojnë t'ju mërzisin më shumë seç duhet. Ju nuk do të arrini asgjë duke e lënë veten të zemëroheni, tregohuni optimistë dhe vazhdoni në rrugën tuaj. Do të humbitnit shumë nëse do të vepronit në mënyrë impulsive tani.

LUANI: Jini sa më të përqendruar në objektivat tuaja tani, ju që i përkisni shenjës së Luanit. Mund të zgjidhni mes mundësive të ndryshme për të arritur synimet që ia keni vënë vetes prej kohësh. Prisni momentin e duhur për të vepruar, pastaj jepni goditjen vendimtare. Yjet janë në anën tuaj, por ata do t'ju shpërblejnë vetëm nëse tregoheni të guximshëm dhe të patrembur.

VIRGJËRESHA: Perspektiva të shkëlqyera i presin të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Është koha e duhur për të marrë përsipër rreziqe të tjera dhe për të guxuar. Kini besim në aftësitë tuaja dhe të njerëzve përreth jush, mos lejoni dyshimet apo frikën t'ju pengojnë. Edhe në dashuri do të jetë e rëndësishme të tregoheni të sigurt në zgjedhjet që do të bëni. Keni shumë për të dhënë, kërkoni mënyra për ta demonstruar atë.

PESHORJA: Një gjendje çekuilibri i bën të lindurit në shenjën e Peshores të lëkunden. Fati një herë duket se ju ndihmon dhe herë tjetër ju lë në baltë. Kjo gjendje ju bën të ndiheni të rraskapitur dhe ju detyron të jeni gjithmonë në gatishmëri, edhe gjatë pushimeve. Kini kujdes të mos e lini veten të konsumoheni nga nervozizmi dhe paranoja, pasi rrezikoni të largoni nga vetja njerëzit që duan vetëm t'ju ndihmojnë. Lëreni mënjanë krenarinë dhe pranoni se nuk mund të keni gjithçka nën kontroll.

AKREPI: Do të përjetoni këtë javë një situatë të paqartë ju që i përkisni shenjës së Akrepit. Nga njëra anë, yjet ju japin entuziazmin dhe vullnetin e nevojshëm për të kapërcyer shkëlqyeshëm sfidat e punës, duke hapur dyert për një të ardhme shumë më të ndritshme. Nga ana tjetër, punët e zemrës bëhen stresuese. Mungesa e qartësisë mund të hapë një plagë të pariparueshme mes jush dhe një personi shumë të dashur për ju.

SHIGJETARI: Ju pret një javë e vështirë ju që i përkisni shenjës së Shigjetarit. Nuk ka rrugë tjetër, lini gjithçka pas dhe nisjani nga e para. Ka kaq shumë gjëra për të korrigjuar, shumë stres dhe presion mbi ju, që vetëm sa ju bën të zymtë dhe të paarritshëm. Mos lejoni që kjo periudhë e keqe t'ju shkatërrojë, këmbëngulni duke pritur për kohë më të mira.

BRICJAPI: Një gjendje qetësie false dhe ekuilibri mbizotëron për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Gjithçka duket se po shkon mirë dhe shumë pak pengesa ka në rrugën tuaj. Megjithatë, kjo ndjenjë sigurie rrezikon të jetë shkatërrimi juaj. Mos i injoroni shenjat, ka diçka që nuk shkon dhe kjo rrezikon t’ju tërheqë përfund. Veproni me kujdes, përndryshe rrezikoni të humbni kontrollin.

UJORI: Të lindurit në shenjën e Ujorit do të hasin shumë pengesa në rrugën e tyre gjatë kësaj jave. Keni ngecur në një situatë të pakëndshme dhe nuk keni shumë mundësi në dispozicion për të përshpejtuar gjërat. Gjendja e acaruar rrezikon t’ju shtyjë të merrni vendime impulsive, të cilat vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën. Pranojeni situatën dhe vazhdoni përpara në rrugën tuaj. Askush nuk e di ç’e pret.

PESHQIT: Ne qajmë dhe qeshim, të dashur Peshq. Nëse nga njëra anë puna do të jetë më e vështirë dhe e bezdisshme se kurrë, dashuria do të jetë ilaçi i duhur për të harruar shpejt zemërimin dhe dështimet. Largohuni nga zyra pak kohë dhe fokusohuni te njerëzit që ju interesojnë, qani hallet me ta, krijoni kujtime të reja së bashku. Gjithmonë është dikush i gatshëm t'ju dëgjojë dhe t'ju mbështesë kur është e nevojshme.

 

 

 

Horoskop