News / 28 Nëntor 2023, 17:35

Nga Prishtina në Tiranë për flamurin, “maratonomaku” mbërrin në sheshin “Skënderbej”

Nga Prishtina në Tiranë për flamurin, “maratonomaku”

Atleti Erzen Zyberaj ka mbërritur në Tiranë pas 28 orësh vrap duke përshkuar një distancë prej 260 km nga Prishtina në Tiranë.

Zyberaj u nis nga busti i Skënderbeut në kryeqytetin e Kosovës, në sheshin Skënderbej në kryeqytetin e Shqipërisë për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar.

Edhe pse ishte parashikuar të mbërrinte rreth orës 10 të mëngjesit, duket se udhëtimi ka zgjatur disa orë më shumë. Kjo edhe për shkak të distancës me më shumë se 260 kilomentra.

I veshur me simbolet kuq e zi, në një deklaratë për mediat ai ka treguar se përse e ka menduar këtë maratonë.

“E kam marrë këtë vendim për shumë arsye. Në të shkuarën populli shqiptar dhe Kosova gjithmonë kanë vuajtur. Kjo ka qenë ëndrra ime që këtë rrugë ta përshkojë me vështirësitë që kanë kaluar heronjtë tanë. Unë do nisem nga ora 10 dhe besoj se do arrij në Tiranë në orën 10 të të nesërmes”,- u shpeh Zyebraj.

Zyberaj vetë ka deklaruar se ka rreth tre vite që përgatitej për këtë sfidë ku synimi i tij është që me vrap të bëjë rrugën Prishtinë- Tiranë për 24 orë.

Horoskop