News / 29 Nëntor 2023, 09:14

29 Nëntori, shqiptarët festojnë 79- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

29 Nëntori, shqiptarët festojnë 79- vjetorin e Çlirimit

Të gjithë shqiptarët anembanë botës sot festojnë 29 Nëntorin, Çlirimin e Shqipërisë që sot mbush plot 79 vite nga luftrat e përgjakshme me forcat fashiste dhe naziste.


Ashtu si dje edhe sot dhe do të ketë festime dhe organizime të ndryshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, vendi pushtohet nga forcat gjermane.

29 Nëntori, shqiptarët festojnë 79- vjetorin e Çlirimit
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej Shkodra dhe qarku i saj.
Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Horoskop