Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Një foto e të dyjave përqafuar, të tjera në kulmin e lumturisë së tyre dhe një tjetër kur ka qenë bebe në krahët e prindërve, aktorja dhe këngëtarja amerikane Romina Power e ka nisur ditën me një urim të veçantë për të bijën, Ylenia.
"Në këtë ditë 53 vjet më parë, ti erdhe në jetën tonë, Ylenia. Sot pyes veten nëse e di që është ditëlindja jote. Një gjë që di është se dashuria që ndjej për ty nuk do të ndryshojë kurrë dhe gjithmonë do të pres kthimin tënd", ka shkruar Power në Instagram.
View this post on Instagram
Vajza e saj, Ylenia sot do të festonte 53 vjetorin pranë familjes, por kanë kaluar 30 vite që nga humbja e gjurmëve të saj në New Orleans. Por, këngëtarja vazhdon të shpresojë se ajo është gjallë diku dhe është duke menduar për familjen, ashtu si prindërit për të.
Këngëtarja e famshme çdo vit më 29 nëntor i dedikon një urim zemre dhe shumë emocionues vajzës në rrjetet sociale.
"Derisa të vërtetohet e kundërta, ajo për mua vazhdon të jetë gjallë si shumë vajza të tjera në botë që zhduken në mënyrë misterioze", është shprehur Romina kohë më parë.
Romina Power, gruaja e fortë e cila çdo ditë qëndron në pritje të një lajmi të mirë apo një tokitje në derë nga e bija, është dhe një grua mjaftë e suksesshmë në karrierë. Ajo njihet për rolet e shumta në aktrim, e cila filloi të provonte role filmike që në moshën 12 vjeçare. Bëri debutimin e saj në ekran në moshën 14-vjeçare në filmin italian "Menage all'italiana" , duke luajtur së bashku me Ugo Tognazzi dhe Anna Moffo, po ashtu rol kryesor në filmin "Marquis de Sade", etj.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...