News / 29 Nëntor 2023, 12:30

Avioni amerikan bie në oqean me 6 ushtarakë në bord! Gjendet njëri i vdekur

Avioni amerikan bie në oqean me 6 ushtarakë në bord! Gjendet

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me 6 persona në bord, është rrëzuar në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet bregdetare të Japonisë më 29 nëntor. Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey.


Sipas medieve të huaja, deri më tani është gjendur vetëm një i vdekur ndërsa për të tjerët nuk ka ende asnjë të dhënë.
Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri dhe më pas u rrëzua në oqean.


Në lidhje me këtë tragjedi nuk ka ende asnjë deklaratë nga Ushtria amerikane. Rrëzimi i sot, vjen pasi një avion i po të njëjtit lloj ishte rrëzuar në veri të Australisë në gusht, duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit nga 23 që ishin në bord.
Avioni Boeing MC-22B Osprey ishte rrëzuar në ishullin Melville, në Australi, gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Horoskop