Mirëqenie / 30 Nëntor 2023, 11:27

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më 'IN' të momentit? Ja 7 gjërat që duhet të dini për to

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Tatuazhet e bardha janë bërë një trend i ri, por kjo metodë arti në trup është më delikate në krahasim me tatuazhet me bojë të zezë.

Përpara se të vendosni të bëni një të tillë është mirë t’i dini këto 7 fakte rreth tyre, të cilat po jua tregojmë më poshtë.

1. Shkoni vetëm tek artistët me përvojë

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Në fakt kjo vlen për të gjitha llojet e tatuazheve, pasi është e rëndësishme qoftë për pjesën estetike dhe për aspektin shëndetësor. Gjithsesi tatuazhi me bojë të bardhë kërkon më shumë punë dhe përkushtim për t’u realizuar ashtu siç duhet.

2. Tatuazhet e bardha nuk duken mirë në çdo ngjyrë lëkure

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Ngjyra e lëkurës është një faktor i rëndësishëm për të përcaktuar se sa i dukshëm do të jetë tatuazhi. Nëse lëkura është në ngjyrë më të zbehtë, ka mundësi që tatuazhi të mos dalë aq mbresëlënës.

3. Tatuazhet e bardha kërkojnë një dizajn të veçantë

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Boja e bardhë duhet të plotësojë idenë që keni sepse jo të gjitha modelet mund të ekzekutohen duke përdorur këtë ngjyrë. Për më tepër, sa më e thjeshtë të jetë ideja, aq më shumë ka të ngjarë që ajo të realizohet në mënyrë të shkëlqyer. Portretet përshembull nuk janë një ide e mirë për t’u realizuar me bojën e bardhë.

4. Zbehen shpejt

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Të gjitha tatuazhet zbehen pas disa vitesh dhe nuk duken njësoj. Por, boja e bardhë ka tendencë ta ndryshojë ngjyrën e saj më shpejtë sesa ngjyrat e tjera. Pra ka mundësi që t’ju duhet ta ripunoni tatuazhin e bardhë më shpesh sesa një tatuazh të zi.

5. Mund të ngrenë sipërfaqen e lëkurës

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Tatuazhet e bardha kanë tendecë ta bëjnë lëkurën të fryhet pak më shumë se tatuazhet me ngjyrë tjetër. Kjo ndodh sepse boja vendoset  afër sipërfaqes së lëkurës vetëm për ta bërë ngjyrën më të dukshme. Ndaj duhet ta keni parasysh këtë detaj.

6. Boja e bardhë ka funksionon më mirë për nxjerrjen në pah sesa për skicim

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Zakonisht boja e bardhë përdoret për të nxjerrë në pah tatuazhet e tjera, sepse do të duken më interesante dhe origjinale.

7. Mund të parandaloni që tatuazhi juaj të zbehet para kohe

Keni menduar të bëni tatuazh të bardhë, më

Meqenëse tatuazhet me bojë të bardhë janë më të ndjeshme, nevojitet kujdes i veçantë për të parandaluar zbehjen e shpejtë të tyre si:

-Aplikoni vetëm sasi të vogla locioni dhe kremi pasi të keni larë tatuazhin.

-Mos hiqni lëkurën e fryrë nga boja

-Mbroni tatuazhin nga dielli duke e lyer me krem SPF

 

Horoskop