News / 30 Nëntor 2023, 12:20

Drake surprizon për festat e 28-29 Nëntorit, “Polar Opposites”, këngë për të gjithë shqiptarët

Drake surprizon për festat e 28-29 Nëntorit, “Polar

E ku kishte një surprizë më të bukur për shqiptarët për festat e nëntorit, sesa një këngë me flamurin kuqezi mbi supe nga reperi më i mirë ndër vite, Drake.

Drake ka lançuar ditën e djeshme videokliopin e tij më të ri, të shkëputur nga albumi me titull “For All The Dogs”, në të cilën përmend edhe Prishtinën.

“Polar Opposites” titullohet kënga, e cila e vë theksin në temat e konfuzionit, mospërputhjes dhe paqëndrueshmërisë emocionale të këngëtarit amerikan në një marrëdhënie romantike me një vajzë të quajtur Mariana. Mes rreshtash, këndohet edhe për propagandë dhe tensione.

Fillimisht kënga iu prezantua publikut si audio gjatë tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa më vonë u publikua edhe videoklipi.

Elementet patriotike shqiptare të përdorura nga reperi kanë bërë të ndjehet krenar i madh dhe i vogël kudo në botë, siç ishte xhaketa e kuqe me shqiponjën dykrenare në mes.

 “Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, janë disa nga vargjet e këngës së reperit kanadez.

Gjithashtu vlen të theksohet se numri i klikimeve për vetëm pak orë ka qenë shumë i lartë, si dhe komentet kanë qenë tepër pozitive.

 

Horoskop