
Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Gwyneth Paltrow dhe Dakota Johnson dorë për dore.
Nuk do të kishte asgjë të çuditshme nëse nuk do të ishte për faktin se njëra është ish-bashkëshortja e Chris Martin dhe tjetra është partnerja aktuale e tij.
Ato nuk e kanë fshehur asnjëherë që kanë një marrëdhënie të bukur, ja ku janë!
Gjatë një rubrike pyetje-përgjigje në Instagram, aktores dhe themelueses së Goop, Paltrow iu kërkua të publikonte një foto me protagonisten e 50 Shades of Grey, partnerja i ish-it të saj Chris Martin që prej vitit 2017. Një pyetje që nxiti Gwyneth Paltrow, 51 vjeçe, për të postuar një foto të saj dhe Dakota Johnson, 34 vjeç, të kapura për dore gjatë një shëtitjeje.
Fakti që ato janë shumë të bashkuara, sigurisht që nuk është mister. Së fundmi ata kaluan së bashku Ditën e Falënderimeve në Hamptons, me Chris Martin dhe fëmijët e tyre Apple, 19 dhe Moses, 17. Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin u martuan në vitin 2003, por 11 vjet më vonë ata njoftuan ndarjen e tyre. Menjëherë pas kësaj, aktorja Paltrow filloi të takohej me Brad Falchuk, me të cilin u martua në vitin 2018. Chris Martin dhe Dakota Johnson janë në lidhje që nga tetori 2017.
Fjalë të ëmbla për të dashurën e ish-it
“Ne jemi vërtet mikesha të mira”, shpjegoi Gwyneth Paltrow në rrjetet sociale, duke komentuar marrëdhënien me partneren aktuale të ish-it. “E dua shumë. Ajo është një person i mrekullueshëm”. Dhe në vitin 2019, me rastin e ditëlindjes së Dakota Johnson, përsëri në Instagram ajo e përkufizoi atë si "një xhevahir absolut".
Po ju a do të mund të ruanit marrëdhënie të mira me partnerin e ri të ish-it?
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt t&eu...
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...