News / 1 Dhjetor 2023, 11:54

1 dhjetor, dita botërore kundër HIV-AIDS

1 dhjetor, dita botërore kundër HIV-AIDS

Sot është Dita Botërore kundër HIV-AIDS. E shpallur ndërkombëtarisht që në vitin 1988, kjo datë përbën një ditë reflektimi dhe përpjekjesh, jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës. HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, edhe në Shqipëri.


Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vetëm në vitin 2020 ishin 37.7 milion njerëz në mbarë botën me HIV, ndërsa 680 mijë vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n, po vitin e kaluar. Që nga fillimi i shpërthimit të HIV-it, rreth 79.3 milion njerëz janë infektuar me HIV dhe 36.3 milion kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n.
Nga 37.7 milionë njerëz që rezultuan me HIV në vitin 2020, 36 milion ishin të rritur, 53% gra dhe vajza e 84%, në dijeni për gjendjen e tyre. 1 Dhjetori bën bashkë njerëz nga e gjithë bota, për të rritur ndërgjegjësimin për HIV/AIDS-in e për të demonstruar solidaritet ndërkombëtar përballë pandemisë. 1 milion është numri i personave që vdesin çdo vit në botë nga HIV-i, sepse nuk e dinë që kanë HIV dhe nuk marrin mjekim ose e fillojnë mjekimin me vonesë.


Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James ë. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë. Kjo ditë është një mundësi për partnerët publikë dhe privatë që të rrisin ndërgjegjësimin për pandeminë dhe të inkurajojnë progresin e bërë në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV-it e AIDS-it anembanë botës.

Horoskop