News / 1 Dhjetor 2023, 13:32

Dhjetori në Living erdhi me lajmin më të bukur, gazetarja jonë sjell në jetë dy bebushe të ëmbla

Dhjetori në Living erdhi me lajmin më të bukur, gazetarja

Sot ka nisur muaji i festave dhe stafi i Living u zgjua me një lajm të bukur. Një nga koleget tona më të dashura, e cila prej 7 vitesh ka qenë pjesë e familjes Living, është bërë nënë për herë të parë.

Mbrëmjen e djeshme Blerina Kadiu (Bela) ka përjetuar gëzimin më të madh në jetë, duke sjellë në jetë dy vogëlushe të ëmbla.

Bebushet të cilat erdhën nga një lindje natyrale në një nga maternitetet e Brukselit, quhen Elodie dhe Eloise dhe gëzojnë shëndet të plotë. Binjaket janë fëmijët e parë të çiftit, që prej kohësh po shijojnë një histori dashurie.

Stafi i Living i uron të dyja bebushet të kenë jetë të gjatë dhe të shëndetshme e të jenë të rrethuara me shumë dashuri.

Dhjetori në Living erdhi me lajmin më të bukur, gazetarja

Dhjetori në Living erdhi me lajmin më të bukur, gazetarja

Horoskop