News / 1 Dhjetor 2023, 18:33

E infektuar me HIV AIDS, Hoxhaj rrëfen historinë e saj dhe diskriminimin nga shoqëria

E infektuar me HIV AIDS, Hoxhaj rrëfen historinë e saj dhe

Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave me HIV/AIDS ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur për mënyrën se si një person i prekur nga HIV/AIDS stigmatizohet dhe diskriminohet nga shoqëria.

Ajo tha se në Shqipëri ka pasur një përmirësim të qasjeve institucionale, por mbeten problkematike qasjet individuale. Si një person e prekur nga SIDA ajo tha se vetë ka përjetuar çdo lloj stigmatizimi dhe diskriminimi edhe në punë për shkak të kësaj sëmundje që njerëzit ende nuk e njohin mirë.

“Nuk është se kanë ndryshuar shumë qasjet individuale, por kanë ndryshuar qasjet institucionale.  Kemi ligje të përmirësuara, strategjitë përmirësuara, programe të ndryshme. Kemi avancuar nëpjesën institucionale, por në pjesën e komunitetit ende vazhdojmë. Stigma dhe diskriminimi vazhdon të jetë e lartë.

Edhe sot, kemi persona të cilët nuk shkëmbejnë shtrëngimin e duarve, përqafimin, të qendruarit në një ambient me HIV pozitiv. Unë e kam ndier dhe e ndiej edhe sot diskriminimin.

E kam përjetuar të qenurit e larguar,e mohuar, e diskriminuar, e lënë pa punë. E kam përjetuar në të gjitha nivelet e stigmës. Ajo që mund të them sot, është se kjo është më e kamufluar, sepse individi është më fuqizuar dhe përballon çdo reagim nga mosdija”,-tha Olimbi Hoxhaj.

Ajo rrëfeu se vetë ishte infektuar gjatë një transfuzioni gjaku duke ua transmetuar kështu edhe dy fëmijëve të saj, të cilët sot janë të rritur. Megjithatë sot siç thotë Hoxhaj është mundësia që të lindin fëmijë të shëndetshëm nga një nënë apo baba i infektuar.

Horoskop