News / 2 Dhjetor 2023, 10:00

“Kevin McCallister” bashkohet me “nënën” e tij pas 33-vitesh, aktori i "I vetëm në shtëpi" nderohet me yllin e tij në Walk of Fame

“Kevin McCallister” bashkohet me “nënën” e tij

Macaulay Culkin është ritakuar pas shumë vitesh me “nënën e tij” Catherine O'Hara me rastin e një ceremonie në nderin e në tij në Walk of Fame në Hollywood.

43-vjeçari Culkin, luajti rolin kryesor në filmin “Home Alone”, Kevin McCallister në vitin 1990 dhe vazhdimin e tij në 1992, së bashku me O'Hara-n, në rolin e nënës së tij, Kate.

O'Hara preku me butësi fytyrën e Culkin-it, njëlloj si në filmin ikonik të krishtlindjeve, teksa mbante një fjalim të përzemërt për aktorin, 33 vjet pas takimit të tyre të parë.

“Kevin McCallister” bashkohet me “nënën” e tij

Culkin-it iu bashkua në ceremoni partnerja Brenda Song dhe djemtë e tyre. O'Hara dukej elegante, e veshur tërësisht në të zeza.

Producentja e Hollywood Walk of Fame, Ana Martinez, u shpreh se Cuklin ka qenë një element kryesor në kulturën pop për dekada.

Vëllai më i vogël i Macaulay, Kieran Culkin, ka pasur po ashtu sukses në industri, dhe luajti në Home Alone si kushëriri Fuller McCallister. Së fundmi, ai portretizoi personazhin e Roman Roy në serialin hit të HBO të titulluar Succession (2018-2023).

“Kevin McCallister” bashkohet me “nënën” e tij

Horoskop