Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Këngëtarja e famshme shqiptare Samanta Karavell pas disa kohësh mungesë nga skena dhe publiku, si dhe pas lajmit të bujshëm se ishte tërhequr nga skena e "Festivalit të Këngës", ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Më lër të flas".
Që nga arsyet e tërheqjes nga kompeticioni i rëndësishëm muzikor, e deri tek arsyeja se përse nuk e ndjek Donald Veshajn në Instagram, Samanta ka dhënë nga një përgjigje për publikun.
Samanta: O zot ju të dy jeni… kujt t’i përgjigjen përpara. Se ty të kam “unfollw” (i drejtohet Donaldit), nuk të flas.
Donaldi: Pse?
Samanta: Se isha me Ilirin (në Big Brother Vip 1).
Donaldi: Ishe me Ilirin? Të betohem se nuk e dija, se ta dija do kisha ndryshuar diçka.Samanta: Sot do të bëj “follow” para të gjithëve.
Romeo: Të pëlqen Iliri më shumë se Donaldi?
Samanta: Nuk dua të flas për këtë, ku e lamë ne?
Donaldi: Unë të jap dhe like rrezik, po s’ka gjë Samanta. Edhe unë do të heq nga follow kur të futesh në Big.
Romeo: A do hyje në Big?
Samanta: Ndoshta në të ardhme, pse jo? Është një ‘reality show’ që të zhvesh në të gjitha drejtimet. Mund ta konsideroj njëherë por për momentin nuk e ndiej sepse kam shumë gjëra që po punoj dhe nuk është momenti i duhur. Është padiskutim një nga ‘reality show-t’ më të ndjekur, me vëmendjen më të madhe. Rrimë bëjmë këngë ne”, u përgjigj këngëtarja.
Ndërkohë në lidhje me thashethemin se këngëtarja është tërhequr nga Festivali i Këngës se ende pa filluar fituesi dihej, ku bëhej fjalë për Elsa Lilën, Samanta u shpreh se është larguar për faktin se rregullorja nuk lejonte performanca për këngët e këngëtarëve, ndërsa për fituesin tha se shpreson të zgjidhet nga votat e publikut.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...