News / 3 Dhjetor 2023, 14:21

Dhjetori në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sjell magjinë e festave; Ky është kalendari i shfaqjeve për të gjithë artdashësit

Dhjetori në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sjell
Muaji i festave, dhejtori, do të sjellë magjinë e festave edhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, për të gjithë artdashësit. Sipas kalendarit të publikuar nga faqja zyrtare e 'TKOB' në Instagram, është dhënë një detajim i shfaqjeve që do të jepen në ditët në vijim.


Muaji do të nis me tinguj violine në datën 3 dhjetor, për të përkujtuar mjeshtrin e madh shqiptar të violinës, Ludovik Naraçi.


Opera "Carmen" do të na mbushë me pasion, histori dhe dramë në datat 8, 9, 10 dhe 11 dhjetor, nën tingujt e mrekullueshëm dhe aq të njohur nga të gjithë, të kompozitorit Georges Bizet, për 4 net me radhë. Kjo vepër sjell dramën e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe.

Historia fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don José, takon Carmen-in, një vajzë pasionante dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don José-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonistëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Abigeila Voshtina (@abigeilavoshtina)


Më pas në datën 13 dhjetor do të zhvillohet shfaqja muzikale "Callas and Onassis", për të vijuar më tej në datën 20 me koncertin "Zërat e Bardhë", duke qenë se këto festa nuk kanë kuptim pa gëzimin e fëmijëve.


Ndërkohë për tri ditë të tjera, më 22, 23 dhe 24 dhjetor do të shfaqet baleti "Arrëthyesi" i cili do të na sjellë atmosferën e bukur të festave, dhe gjithashtu trupa e TKOBAP do të zhvillojë një tur nëpër Shqipëri, për të sjellë gëzim kudo.

Horoskop