News / 3 Dhjetor 2023, 15:53

3 Dhjetori i Drita Pelingut, ja sa vite jetë do të festonte sot ikona e kinematografisë shqiptare

3 Dhjetori i Drita Pelingut, ja sa vite jetë do të festonte sot ikona

Ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, ndërsa sot aktorja e famshme e kinematografisë shqiptare Drita Pelingu do të festonte 97-vjetorin e lindjes së saj. Luajti dhe ka lënë gjurmë të cilat nuk do të fshihen kurrë nga memoria e publikut shqiptar, të cilët edhe sot pas shumë vitesh filmat e saj shihen po me të njëjtën dashuri e vëmendje.


E lindur në Vlorë më 3 dhjetor 1926, Drita ishte e vetmja vajzë që konkuroi në 1944 dhe hyri në janar 1945, në të parën shkollë të artit dramatik shqiptar, duke thyer të gjitha normat e shoqërisë feudale. Ishte vajza e vetme mes shumë aktorëve meshkuj, si: Kadri Roshi, Prokop Mima, Lazer Filipi, etj.


Drita Pelingu filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar janë: "Rëshqitja", "Arturo Ui", "I çuditëshmi", "Zonja e Bujtinës", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Artani", etj.


Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek "Tana" (1958), e më pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budës, "Vajzat me kordele të kuqe", "Radiostacioni", "Përtej mureve të gurta", "Fjalë pa fund", "Shpresa", etj.


Mban titullin "Artiste e Merituar" që nga vitit '86, ndërsa në vitin '96 ështe fituese e çmimit kombetar "Ismail Qemali". Me titullin e lartë "Mjeshtre e Madhe e Punës", akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesëmbëdhjetë vjet të shkuara.

Horoskop