Familja / 4 Dhjetor 2023, 12:10

"Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta...", ju kujtohen kartolinat e bukura të fundvitit?

"Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta...", ju

Kartolinat e fundvitit ditët e sotme e kanë zbehur rolin e tyre dhe fokusin më të madh e kanë marrë kutitë e dhuratave, të cilat bëhen më të rëndësishme dhe të bukura nëse janë të shtrenjta.

Por kjo nuk është aspak e vërtetë për brezin që adoleshencën e ka kaluar 10 apo 15 vite të shkuara, për të cilët fillimi i dhjetorit, muaji i festave nënkuptonte blerjen e kartolinave për shoqet, shokët, miqtë dhe të afërmit.

Madje ato kishin një rëndësi të veçantë për njerëzit që iu dhuroheshin, sepse duhet theksuar që ishin të seleksionuar mirë.

Poezitë e krijuara i bënin akoma dhe më të bukura përmbajtjet e tyre. Ju kujtohen rreshtat:

"Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta...", ju

“Pjatat me meze

Gotat me raki

Te uroj nga zemra

Gëzuar vitin e ri”

   ose

“Fryu era nga përjashta

Tundi perdet e mëndafshta

Mos kujto se të harrova

Kartolinën ta dërgova”

"Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta...", ju

  ose

"O pellumb o pellumb

Kartolinen mos ma humb

Se kam shkruar ca urime

Tja dergoj mesueses simeeee"

 ose

"Bakllavaja feta feta

Gjeli detit po të pret

A do vish a ta ha vetë"

Akoma dhe më interesante i bënin imazhet që ishin dizenjuar, personazhe të famshme si; Rubi, William Levy, Justin Bieber, Justin Timberlake, etj.

Po ju ruani ndonjë kartolinë që ju kanë dhuruar për festa vite më parë, që mund t'i ndani me ne?☺

 

 

Horoskop