Astroliving / 5 Dhjetor 2023, 18:18

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 4- 10 dhjetor

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar

Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gjitha për të qenë impulsivë siç jeni ju, le të themi se të kesh Marsin në prapavijë në një kohë kur edhe shumë planetë i keni kundër, situata mund të bëhet vërtet e vështirë për t'u përballuar. Prandaj do të keni nevojë për praninë e miqve me të cilët mund të shfryheni, por edhe për njerëz që t’ju rrethojnë me dashuri. Për herë të parë nuk do të tregoheni të paduruar për t’i mbyllur punët sa më parë. Vlerësimin për këtë javë do ta keni me notën 6.

Demi: Edhe pse jeni një shenjë praktike, pragmatike dhe proaktive, planetët të vendosur në prapavijë thjesht nuk duket se ju shqetësojnë. Në fakt, me Jupiterin, Saturnin dhe madje edhe Mërkurin të gjithë të pozicionuar në favorin tuaj, mund të themi pa frikë se do të jeni në gjendje t’ia dilni mbanë kur të përballeni me ndonjë detyrë të vogël dhe të bezdisshme. Kushdo që qëndron larg jush ose nuk i kupton nevojat tuaja, ju lëndon dhe fajin për këtë e ka Venusi. Por ju nuk keni ndër mend kurrsesi të hiqni dorë nga synimet që i keni vënë vetes. Vlerësimi për ju do të jetë me notën 7.

Binjakët: Tashmë e keni kuptuar mirë, të dashur Binjakë, që për këto javë do të jeni të detyruar të përdorni teknika të ndryshme në krahasim me ato që përdorni zakonisht, ku të folurit bukur e rrjedhshëm ju nxjerr nga çdo situatë. Në këtë moment, pasioni, dëshira dhe madje edhe lidhja fizike me gjërat dhe njerëzit që doni do të jetë më e fortë se çdo nevojë për të ushqyer mendjen tuaj me stimuj që ndryshojnë vazhdimisht. Për këtë javë dashuria fiton. Vlerësimin do ta keni me notën 7.

Gaforrja: Na duhet ta themi se Marsi negativ do të kthehet nga shenja juaj, në një kohë kur horoskopi juaj ka qenë praktikisht i përsosur për disa javë me radhë. Pra, edhe pse shpesh do të mërziteni edhe nga gjëja më e vogël dhe do të ndjeni dëshirën për t’iu kundërvënë të gjithëve, ju do të jeni gjithsesi në gjendje të rifitoni ekuilibrin. Madje do të qeshni me veten kur të kujtoni sa shumë jeni ankuar për gjëra të kota. Vlerësimin për këtë javë do ta keni me notën 6.

Luani: Afërdita do të kthehet nga shenja juaj, kështu që, pavarësisht se prania e Jupiterit ju bën të ndiheni të vetmuar dhe të pasigurt në vetvete, ju do të arrini të përjetoni ndjenja të forta, aq sa do t’ju duket vetja si protagonistët e një romani klasik. Sido që të jetë, do të ketë romancë në jetën tuaj dhe hera herës do të keni mundësinë të vendoseni në rolin e mbretëreshës së dramës. Dihet tashmë se kur vjen puna te dashuria, juve ju pëlqen të përfshiheni me gjithë shpirt. Vlerësimin do ta keni me notën 8 e gjysmë.

Virgjëresha: Do të përpiqeni në çdo mënyrë të ruani qetësinë dhe kthjelltësinë, por ndonjëherë do të keni përshtypjen se po lëkundeni. Megjithatë do të arrini të gjeni mbështetjen që kërkoni për të vazhduar të jeni ai që u jep të tjerëve besim dhe stabilitet. Marsi, Mërkuri dhe madje edhe Jupiteri janë të gjithë në anën tuaj dhe për këtë arsye jeni gati të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja. Prania juaj është shumë e çmueshme për të tjerët. Vlerësimin do ta keni me notën 8 e gjysmë.

Peshorja: Ka momente kur ndjejmë se kemi arritur një ekuilibër të përsosur dhe ky, për ju, është pikërisht një nga ato momente. Ju përkundeni me kënaqësi në djepin e ëmbëlsisë, të dëshirës për paqe dhe për të qenë emocionalisht të përfshirë në një lidhje. Çfarëdo që të ndodhë rreth jush, do të mund ta përballoni me një buzëqeshje të bukur dhe me gjithë optimizmin që ju karakterizon. Buzëqeshja juaj i bën edhe të tjerët të ndihen mirë. Vlerësimin do ta keni me notën 9

Akrepi: Ju jeni pikërisht një nga ato shenja të zodiakut që, kur ka shumë planetë të vendosur në prapavijë, e përjetoni thellë. Në të vërtetë, fakti që të tjerët rreth jush mund ta perceptojnë ankthin tuaj, ju bën pothuajse të lumtur. Sido që të jetë, nuk keni ndër mend të shtireni si diçka që nuk jeni, por do ta përjetoni të patrazuar tallazin që ju ka pushtuar shpirtin. Vlerësimi për këtë javë është me notën 6.

Shigjetari: Më në fund, me Venusin dhe Marsin të kthyer në favorin tuaj, ju mund të shprehni menjëherë dhe natyrshëm, gati-gati edhe me një guxim të paturpshëm atë që ju ndjen zemra. Sigurisht, Mërkuri jua turbullon idetë dhe ajo që mendoni se keni deklaruar, shpesh nuk do të kuptohet nga pala tjetër. Bëni disa prova në shtëpi përpara se të jepni komunikime zyrtare. Vlerësimi është me notën 7.

Bricjapi: Kur keni një ide, dhe do të keni disa, asgjë dhe askush nuk mund t'ju ndalojë. Me Jupiterin, Saturnin, Uranin dhe madje edhe Mërkurin të gjithë në anën tuaj, nuk keni ndër mend të ndryshoni mendim ose të dëgjoni mendime të kundërta me tuajat. Të qenët një lider i padiskutueshëm mund të bëhet paksa e lodhshme këto ditë: ju vendosni gjithçka dhe të tjerët heshtin. Vlerësimin do ta keni me notën 5 e gjysmë.

Ujori: Gati-gati jeni penduar që për një çast jeni ndalur për të reflektuar në lidhje me gjërat që ju shqetësojnë. Tani dëshironi të merrni hov dhe të përfitoni sa më shumë nga të mirat që jeta ju jep, pa u kujdesur aspak për dëshirat e atyre që ju rrethojnë, të cilët ndoshta meritojnë një përqafim të ëmbël dhe qetësues. Por në këto kohë ju nuk jeni në gjendje të qetësoni askënd. Vlerësimin do ta keni me notën 6 e gjysmë.

Peshqit: Vetëkuptohet, të dashur Peshq, që këto kohë do të keni nevojë për dikë që t’ju udhëheqë, t’ju ndihmojë dhe t’ju ndriçojë rrugën tuaj. Ju vazhdoni të keni ndjesinë se keni humbur dhe se gjërat nuk po ecin aq shpejt sa do të donit ju. Edhe planet dhe projektet e mëdha që kishit bërë për të ardhmen tuaj, duket se kanë ngecur në vend. Vlerësimin do ta keni me notën 6.

Horoskop