Çaji i sherebelës dhe hithrës kundër alergjive të stinës
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...
Aktorja e famshme Angelina Jolie është gati të largohet nga bota e kinematografisë për t’iu përkushtuar disa aventurave të reja në vitet e ardhshme. Edhe pse deri më tani Jolie nuk ka shfaqur ndonjë interesim të madh për modën, në moshën 48 vjeçare aktorja synon të përballet me sfida të reja.
Kështu aktorja vendosi të hapte “Atelie Jolie”, një hapsirë e vogël e vendosur në lagjen NoHo të New York-ut, ku dikur ndodhej studioja e Jean- Michel Basquiat.
Dyqani do të shesë veshje të krijuara nga atelieja në bashkëpunim me markat më të njohura të modës, por gjithashtu pranohen edhe veshje të vjetra të klientëve që dëshirojnë t’i ridizenjojnë ato.
Përveç pikës së shitjes, dyqani do të ketë gjithashtu edhe një bar- restorant dhe një galeri, e cila në të ardhmen aktorja e famshme shpreson të presë ekspozita të fokusuara në temën e qëndrueshmërisë.
Ky projekt i Jolie i befasoi të gjithë sepse ashtu siç pranoi edhe vetë ish- bashkëshortja e Pitt, në karrierën e saj nuk ka qenë kurrë në një sfilatë mode apo në Met Gala.
“Kur i tregova familjes time për projektin tim të ri, ata më thanë: ‘Ti, në modë? Jo!’”, u shpreh ylli i kinematografisë botërore për revistën “WSJ”, përpara se të shpjegonte se si marka e saj ka një qasje shumë ndryshe në krahasim me koleksionet e krijuara nga të famshëm të tjerë.
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...
Nëse keni dëgjuar tashmë për Feng Shui, disiplinën e mbushur plotë sekrete për sjelljen e fatit të mirë, sot do j...
Veriu i Europës është duke u kërcënuar nga një uragan i quajtur “cikloni bombë”. Tre shtete që parashikohe...