Modë / 7 Dhjetor 2023, 17:20

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2024: Ja çfarë nënkupton

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2024: Ja çfarë nënkupton

Edhe këtë vit kompania e famshme amerikane ka publikuar ngjyrën e vitit për 2024. 

Ngjyra e vitit është shpallur "Peachy Fuzz", që në shqip është ngjyrë pjeshke e pushëzuar. 

“Evokon atmosfera qetësie, duke na ofruar një hapësirë ​​për të qenë, ndjerë, shëruar dhe lulëzuar, qoftë duke kaluar kohë me të tjerët apo duke shijuar një moment vetmie”, thotë Leatrice Eiseman, drejtore e Institutit Pantone Color.

Kjo nuancë shënon 25 vjetorin e “Ngjyrës së Vitit”, shpallur nga kompania amerikane e specializuar në katalogimin dhe prodhimin e ngjyrave. Për vitin e ardhshëm, ky ton i ngrohtë dhe i butë do të dominojë në shkallën e ngjyrave, një nuancë pjeshke mes rozës dhe portokallisë.

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2024: Ja çfarë nënkupton

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2024: Ja çfarë nënkupton

Për vitin 2022 ngjyra e preferuar ishte Very Pery dhe më pas në 2023 u shpall Viva Magenta, një nuancë e purpurt e lejlasë.

Mesa duket viti 2024 do të ndryshojë disi dhe ne mezi po presim të shohim të gjitha veshjet e krijuara me këtë nuancë. 

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2024: Ja çfarë nënkupton

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2024: Ja çfarë nënkupton

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2024: Ja çfarë nënkupton

 

Horoskop