News / 9 Dhjetor 2023, 09:41

Zjarr në një spital në Itali, humbin jetën disa pacientë

Zjarr në një spital në Itali, humbin jetën disa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një zjarr ka përfshirë spitalin e Tivolit gjatë natës! Si pasojë e tymit dhe asfiksisë kanë humbur jetën 4 pacientë, dy gra dhe dy burra.


Sipas medieve italiane, bëhet e ditur se viktima e parë ka qenë në repartin e Kardiologjisë, e cila është zbuluar gjatë dëbimit nga zjarrfikësit. Dy të tjerë ishin shtruar në repartin mjekësor dhe i katërti mund të ketë vdekur, gjatë zjarrit.
Ndërkohë rreth 200 pacientë të tjerë janë evakuuar me urgjencë nga godina, mes tyre 7 fëmijë, një grua shtatzënë, si dhe pacientët me Covid që ndodheshin në pavijonin e katit të parë.


Shumë bebe të porsalindura u dërguan në ambulanca dhe pacientë të tjerë në godinën aty pranë, ndërkohë që njëqind e pesëdhjetë shtretër u vendosën përkohësisht në një palestër.
Mediat e huaja bëjnë me dije se flakët mund të kenë nisur në katin e tretë ku ndodhen mbetje speciale dhe ku sipas hipotezave fillestare thuhet se ka shpërthyer një bojler. E sigurt është se nga kati -2 i spitalit flakët kanë mbërritur në urgjencë dhe në reanimacion.


Repartet e tjera nuk prekeshin nga flakët, por tymi shumë i dendur pushtoi të gjithë spitalin dhe për këtë arsye ishte i nevojshëm evakuimi i të gjithë strukturës. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Horoskop