I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
A ju kujtohet si i zbukuronim pemët dikur?
Me fletët shumëngjyrëshe të punëdores bënim shirita dhe bredhit i “derdhnim” sipër “dëborë” me copëza pambuku, të cilat ndonjëherë i ngjisnim në xhamat e klasës me vinovil. Frymëzuar pikërisht nga fëmijëria po sjellim një variant më të ëmbël, modern e të pasur në detaje të zbukurimeve prej letre.
Artikulli është shkëputur nga revista Living, shkruar nga gazetari Gentian Minga dhe fotografitë nga Armand Habazaj
Bredhi Duke qenë se zbukurimet janë me ngjyra, atëherë bredhi ku do të vendosen, duhet zgjedhur patjetër i bardhë, në mënyrë që të lexohen mirë. Poçet dhe yjet varen me fije të bardha, që nuk duken pasi ngatërrohen me ngjyrën e pemës, teksa lulet dhe fjongot ngecen midis degëve.
Teknika Origami
Zbukurimet prej letre janë realizuar në pjesën më të madhe përmes teknikës së origamit. Kjo mënyrë se si punohet me letrën nuk ka nevojë për prerje me gërshërë si dhe rrallë përdoret vinovili. Ky art, ka lindur në Japoni dhe emri i tij vjen nga japonishtja: “ori”, që do të thotë palos e “kami”, letër. Teknika e origamisë qëndron në përdorimin e sa më pak palosjeve, që mund të kombinohen për të arritur në forma të ndryshme.Pikënisja është gjithnjë e njëjta, një letër në formë katrore. Një origami mund të jetë sa e thjeshtë, aq edhe e ndërlikuar kur përdoren shumë fletë të holla. Japonezët e cilësojnë këtë teknikë më tepër si një pjesë të kulturës së tyre, se sa art. Gjatë disa kërkimeve arkeologjike në vitin 1993, u gjet një varr ku përveç sendeve të ndryshme kishte dhe dy origami, që i përkisnin vitit 1734.
Fjongot
Nuk mund t’i mungonin bredhit me zbukurime prej letre, jo vetëm për shkak të pamjes së këndshme, por edhe sepse realizohen thjesht e shpejt. Fjongot janë ndër pak punime në teknikën origami që kanë nevojë për prerje e gërshërë. Ato lejojnë përdorimin e vetëm një ngjyre, ndaj sekreti qëndron në përzgjedhjen e kujdesshme e të goditur të ngjyrës së letrës.
Poçet Ky zbukurim rreket të imitojë poçet që varen në bredh. Për shkak se përbëhet nga dy pjesë të ndryshme, të lejon të përdorësh fantazinë dhe të ngatërrosh dy ngjyra të ndryshme, që me njëra-tjetrën rrinë bukur dhe krijojnë një efekt më eklektik. Në kombinimin e ngjyrave mund të luash si me kontrastet e forta, ashtu dhe tonet e së njëjtës ngjyrë.
Lulet
Kjo lule quhet kusudama dhe për praktikuesit e origamit, është ndër zbukurimet më të njohura, por dhe më të dashura, për shkak të forms së përsosur. Nga të gjitha llojet e luleve që mund të realizohen me teknikën origami, parapëlqyem këtë, pasi mund të montohet më lehtësisht në bredh e përveç kësaj, lejon kombinimin e dy ngjyrave.
Dhuratat
Për të qenë në një linjë me bredhin, veshja e dhuratave është bërë me letra (në pamundësi, kartonë) në thuajse të njëjtat nuanca si ato të zbukurimeve të pemës. Për të mbetur te nostalgjia, përdorëm fije deveje me ngjyra, në nder të viteve kur rrallë blinim çorape, pulovra, dorashka dhe shaje, pasi na i bënin gjyshet e nënat tona duararta. Sekreti në këtë rast qëndron në kombinimin e duhur të letrës së paketimit me ngjyrën e fijeve.
Yjet
Edhe yjet janë punuar në teknikën origami, duke përdorur atë që quhet “baza e origamit” (Google: origami base). Me këtë mënyrë të punimit të letrës gjen versione pafund yjesh, por ne zgjodhëm këtë, se ishte më i përsosuri. Me pesë cepa. Letra duhet zgjedhur sa më e zbehtë, pasi për shkak të formës së yllit, theksohet akoma më shumë kur ai përfundon.
Rrethi i krishtlindjes
Ky rreth është krijuar nga bashkimi i yjeve tetëcepësh krijuar me teknikën e origamit. Për t’i qëndruar besnikë rrethit origjinal me lulet e Krishtlindjes, në ngjyrat jeshile e të kuqe, ne kemi zgjedhur menten dhe rozën, si versione pastel të tyre. Yjet janë të thjeshtë për t’u bërë, ndaj gjithë sekreti dhe sikleti qëndron në montim.
Tavolina Që nga banerat me mbishkrimin “Gëzuar Festat” e deri tek ëmbëlsirat e përzgjedhura për t’u shërbyer në tryezë janë pastel.
Kapelat
I mbani mend konet prej letre që i vishnim me pambuk e i përdornim për festën e Vitit të Ri? Realizuar me karton në ngjyrë të kaltër dhe rozë, sot ato duken shumë herë më bukur.
Shiritat
Në fakt, ky shirit u bë shkas për të bërë të gjithë zbukurimet e tjera, të cilat janë më modern dhe dikur në fëmijërinë tone nuk ekzistonin. Si poçet, lulet apo babagjyshat prej letre. Por shiritat ama, i njohim mirë. Dikur i përdornim jo vetëm për bredhin, por i varnim edhe nëpër shtëpi. Qershia mbi tortë? Dy çokollata “KISS”, në emër të nostalgjisë!
Kaushët
Pa dyshim, një nga simbolet e fëmijërisë dhe festave. Kaushët prej letre, kësaj
here nuk i kemi mbushur me kokoshka si njëherë e një kohë, por me karamele “Haribo”, që janë gjithaq të pasura në ngjyra dhe të ëmbla.
Babagjyshat
Realizuar në teknikën origami, Shën Nikolla prej letre mund të përdoret për të dekoruar qesen me karamele. Montohet në mënyrë të tillë që të ngjasojë sikur Babagjyshi ka në kurriz thesin me dhurata.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...