Kuzhina / 14 Dhjetor 2023, 12:47

Receta origjinale e tortës së Krishtlindjes, ëmbëlsira më e mirë që ka emrin dhe shijen e festave

Receta origjinale e tortës së Krishtlindjes, ëmbëlsira

Nga Ani Jaupaj

Origjina e Christmas Cake, tortës së Krishtlindjes, është Britania, por siç ndodh me të gjitha recetat shekullore, nga njëri vend në tjetrin, nga njëra kohë në tjetrën, variantet e gatimit bëhen shumë. Seciki nga vendet i shton shijen e tij. Skocia, për shembull, i shton Whisky.

Japonia, e gatuan vetëm me fruta të verdhë, prandaj edhe disa vende e quajnë Golden Cake, Torta e Artë. Megjithatë, në thelb të të gjithave janë frutat. Kështu nisi Torta e Krishtlindjes, si një përzierje e kumbullave me tërshërën, në prag të festës. Vitet dhe përvoja e zëvendësuan tërshërën me gjalpë, vezë dhe miell. Torta ka shkallë vështirësie relativisht të lehtë. Nuk duhet të bëni shtresa kremi e megjithatë, në fund, falë përzierjes së frutave, do të përftoni një strukturë të shkrifët që ngjan si e sherbetosur, por nuk është, me një shije fantastike. Receta ime bazohet te ajo e Marry Barry-t, tashmë 85 vjeç, e njohur si shefe dhe prezantuese e emisioneve të gatimit. Kam bërë vetëm ndryshime në raportin e sasisë së frutave, duke ruajtur bazën.

Nëse e ndani tortën në 12 pjesë, njëra prej tyre ka rreth 700 kcal Për një tavë me diametër 26 cm ju duhen:

Receta origjinale e tortës së Krishtlindjes, ëmbëlsira

250 gr gjalpë


200 gr miell që fryhet vetë

120 gr miell bajamesh


200 gr sheqer kaf

5 vezë mesatare në temperaturë ambienti

Pak kripë 300 gr rrush te thatë, te zi dhe të bardhë

100 gr kajsi të thata

225 gr ananas komposto

350 gr gliko qershie te fortë

100 gr bajame të pastruara nga lëkura dhe të thërrmuara

Lëkura e dy limonave

Pelte kajsie

Përgatitja: Ndizni furrën në 160 gradë. Torta do të piqet për 2 orë (+,- 10 minuta) mos u shqetësoni nëse merr ngjyrë pak të errët, ashtu duhet të jetë. Së pari kulloni glikonë dhe ananasin nga lëngu.

Receta origjinale e tortës së Krishtlindjes, ëmbëlsira

Vendosini në letër kuzhine që të thahet nga lëngjet. Pritini në copa të vogla. Prisni kajsitë, thërrmoni bajamet dhe lërini të gjitha mënjanë. Në një enë të madhe rihni sheqerin me gjalpin deri sa të keni një masë kremoze. Shtoni vezët një e nga një duke vazhduar punën me rrahës elektrik. Shtoni pak kripë dhe më pas vijoni gjithashtu gradualisht me përzierjen e dy miellrave. Punojeni edhe pak e më pas 'mblidheni' me spatul. Brumi do të jetë i fortë, por i shkrifët.

Receta origjinale e tortës së Krishtlindjes, ëmbëlsira

Shtoni në të përzierjen e frutave dhe grini lëkurën e dy limonave aromatik. Përziejeni sërish të gjithë masën deri sa të keni një pamje si në foto. Shtrojeni në tavën e ëmbëlsirave të lyer me pak gjalpë. Vendoseni në furrë.

Receta origjinale e tortës së Krishtlindjes, ëmbëlsira

Kur ta nxirrni, 30 minuta pasi te jetë ftohur, lyejeni me pelte kajsie ( ose një tjetër që keni dëshirë) dhe vendosni sipër bajame ose fruta të tjera sipas dëshirës. Mund t'i vendosni edhe që në fillim, por meqenëse torta do të fryhet, bajamet do të zhyten në brumë. Shtoni sërish pelte kajsie që torta të ketë shkëlqim dhe frutat të qëndrojnë.

Horoskop