"Je parë në pasqyrë moj debile", Venera Lumani i përgjigjet komentit fyes të ndjekëses dhe "padashje" na zbuloi gjininë e bebit
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Sipas zgjedhjes së arkitektëve, 2024 përfaqëson mbretërimin e ngjyrave jeshile, portokalli dhe rozë. Por si t’i shikoni ato nga pozicioni i të mësuarit të feng shui-t në qasjen e dekorimit të shtëpisë? Duke qenë se çdo hapësirë është unike dhe duhet të trajtohet si e tillë, është më e vështirë të krijohen udhëzime të përgjithshme për ngjyrat sipas parimeve të feng shui-t. Një ndikim të rëndësishëm kanë mjedisi, planimetria dhe anëtarët e familjes që jetojnë aty.
Ngjyra e gjelbër i përket elementit të drurit. Ajo është e lidhur me energjinë yang të rritjes dhe energjinë e stinës së pranverës. Është e shkëlqyeshme në dhomat e fëmijëve. Simbolizon rritjen, vitalitetin dhe shëndetin. Shpesh mund të jetë shumë e dobishme në pothuajse të gjitha dhomat për shkak të energjisë së saj të mirë. Për këtë arsye propozohet shpesh në kuzhinë dhe përmes detajeve në dhomën e ndenjes dhe tualet.
Ngjyra portokalli është mjaft energji yang, përdoret në ato pjesë të shtëpisë që janë të errëta. Kontribuon në krijimin e dritës në zonat e errëta të hapësirës. Portokallia, siç e dimë, është një kombinim i së kuqes, e cila vjen nga energjia e Zjarrit dhe e verdha, nga energjia e Tokës.
Roza është ngjyra e energjisë së Metaleve, por edhe e Zjarrit. Është e mirë në kombinim me të bardhën. Shkon gjithashtu me ngjyrën kafe. Ato janë të lidhura me energjinë e Tokës dhe kështu mbështesin dhe krijojnë një lloj ekuilibri midis dy elementëve kundërshtarë; Zjarrit dhe Metalit. Në brendësi është më mirë të ketë më pak ngjyrë rozë.
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...
Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve të bukurisë dhe kirurgjisë plastike. Por duket se tani po ndodh ...