Modë / 15 Dhjetor 2023, 14:25

Nga vështirësitë e një modeleje, deri te pagesat e larta të tyre, ja çfarë u fol në podcast-in e 6 të "Fashion Guru's"

Nga vështirësitë e një modeleje, deri te pagesat e larta

Në episodin e gjashtë të “Fashion Guru’s”, moderatorët e podcast-it Santana Çomora dhe Niko Komani kanë folur për një temë shumë interesante, e cila është sa e bukur, po aq edhe me shumë sfida, Modelingun.


Për ta konkretizuar më mirë këtë profesion, i cili ka një moshë të caktuar se kur arrin kulmin e performancës maksimale, ishte e ftuar një ndër të parat vajza që mori iniciativën për të hapur agjenci modelingu në Shqipëri, Greiss Petroviç dhe si dhe modelja Frenki Ceko. Bazuar plotësisht në përvojat e tyre personale, Greiss një ish-modele, po ashtu dhe Frenki një modele e re, e cila i premton shumë botës së modës, kanë folur për gjëra që thuajse nuk janë prekur kurrë më parë.


"Është një profesion i bukur që ka shumë sfida e 'bërryla'. Shpesh në vendin tonë modelet ngatërrohen edhe me Miss-et dhe nuk ka një përceptim të saktë. Kur flitet për modeling rregullat sot nuk janë më aq strikte sa më parë, për shkak të kauzave të ndryshme, siç është anoreksia. Modelet më parë duhet të ishin shumë të dobëta dhe kjo çonte dhe në anoreksi. Kur unë kam dashur në fillim të hapja agjencinë e modelingut më kanë paragjykuar pafund, më thonin modeling nuk ka në Shqipëri, nuk ka mode të vërtetë, por unë e kam quajtur si një profesion gjithmonë dhe madje një nga profesionet më të pakta e të rralla. Sigurisht që modelingu ka të bëjë me moshën ashtu si dhe sporti. Unë mendoj se modelingu fillon nga mosha 14 vjeç e deri në moshën 25 vjeç që është kulmi, më pas mund të marrësh pjesë në evente të caktuara, jo kaq intensivisht sa gjatë atij harku kohor", u shpreh Greiss.

Ndërkohë një nga kureshtjet më të mëdha të publikut të gjerë, lidhet me pagesat që ofron kjo fushë dhe që të ftuarat e Fashin Gurus's, nuk e patën aspak problem ta ndanin me të gjithë dëgjuesit e podcast-it.
"Po flas për jashtë shtetit, meqë unë kam punuar dhe jashtë vendit. Ka qenë një punë dy ditore, një set me shumë veshje dhe ka qenë diku tek 3000 euro për të dyja ditët. Ndërsa në Shqipëri nuk janë këto pagesa, sepse është shumë e vështirë", u shpreh Frenki.


Ndërsa për Greiss referuar viteve kur ajo ushtronte rregullisht profesionin e modeles, shifrat kanë qenë më ndryshe: "Ka ndryshim, kanë avancuar padiskutim edhe pagesat edhe mënyra e perceptimit të profesionit të modeles, në raport me periudhën kur unë kam qenë modele dhe unë për këtë sot jam shumë e lumtur. Pagesa ime në atë kohë ka qenë shumë më poshtë se sa e tha Frenki. Shuma më e lartë që unë kam marrë, ka qenë 1200 euro. Ka qenë një set fotografik që nuk ka zgjatur pak, por 5 ditë".


Ndërsa pyetjes nëse do të pranonin një ofertë për të pozuar nudo apo nëse kishin pasur më parë të tilla, ato u përgjigjën kështu: "Kur isha adoleshente thoja që nuk do pozoja nudo ose do ta bëja për një arsye shumë të fortë, ndërkohë të më pyesësh sot, them se do ta bëja. Por, unë ia them dhe vajzave sot që të mundemi t'i mbrojmë nga këto gjëra, që deri në moshën 18 vjeç të mos e bëjnë, pas kësaj moshe ato arrijnë edhe ta kuptojnë. Sepse kjo është një fushë sa e bukur, por aq edhe delikate, ku njerëzit përpiqen të përfitojnë. Gjithsesi për aq kohë sa është profesion është e pranueshme", tha ndër të tjera Petroviç.


"Ofertë kam pasur për një revistë në Itali për të pozuar nudo, nuk kam pranuar. Nuk jam shumë fanse e kësaj ideje, mendoj që diçka artistike mund të tregohet shumë bukur edhe e veshur. Ndërsa në Shqipëri nuk do ta bëja kurrë", vijoi Ceko.

 

Horoskop