Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Dreka e Krishtlindjes njihet edhe si momenti më solemn që bashkon rreth tryezës familjen dhe miqtë më të afërt. Përveç traditave të ndryshme të të festuarit, duhet pranuar që larmia në kuzhinë është një tjetër pikë e fortë e kësaj feste. Ju ftojmë të zbuloni pjatat kryesore në vende të ndryshme të botës. Ku i dihet ndoshta një ditë mund të jeni edhe ju aty.
Gjermani: Mund të tingëllojë e çuditshme, por pjata kryesore për gjermanët janë biskotat e bëra në shtëpi, ku më kryesoret janë : Platzchen, të bëra me çokollatë dhe Lebucken, të bëra me miell bajamesh dhe që shoqërohen me akullore.
Francë : Dreka tipike e Krishtlindjes franceze njihet me emrin Reveillon, por ndryshon në varësi të krahinave. Ajo përbëhet kryesisht nga ostrike,salmon, krepa, fois gras (mëlçi pate) dhe shampanjë.
Mbretëri e Bashkuar : Tradita kërkon që dreka në fakt të nisë që në mëngjes. Menuja përfshin gjel të pjekur, të mbushur me arra, mish dhe proshutë, shoqëruar me patate dhe mollë. Kurse për ëmbëlsirë shërbehet puding me fruta të thata dhe konjak.
Suedi : Pjata kryesore e Krishtlindjes suedeze është Risgrynsgrot, një puding me bazë orizi dhe kanelle. Kësaj pjate i shtohet edhe nje kokërr bajameje fatsjellëse. Sipas legjendës personi që gjen bajamen do të martohet ose shtohet në familje vitin që vjen.
Danimarkë : Pjata tipike daneze është Risalamande, një ëmbëlsirë e bërë me krem vanilje, bajame dhe puding orizi. Shoqërohet me shurup frutash pylli.
Spanjë : Në tavolinat e spanjollëve nuk mund të mungojë Txistorra, një salçice me origjinë baske. Ajo bëhet me të brendshmet e qengjit, mish derri i tharë, spec djegës, hudhër dhe kripë.
Rusi : Rusët janë të krishterë ortodoksë dhe festojnë Krishtlindjen me datë 7 janar. Zakuscki është mbretëresha e tryezës, një antipastë me bazë peshku që shoqërohet me salca të ndryshme dhe vodka.
Poloni : Darka e Krishtlindjes përbëhet nga 12 pjata, nga një për secilin apostull. Tradita kërkon që të lihet gjithmonë një vend bosh në tryezë për ndonjë mik që mund të vijë në momentin e fundit. Pjatat kryesore janë Pierniki, një ëmbëlsirë tipike me mjaltë dhe Babka, një lloj buke e ëmbël.
Etiopi : Duke qenë se në Etiopi ndiqet riti ortodoks, Krishtlindja festohet si në Rusi me datë 7 janar. Pjata kryesore është Doro ëat injera, pulë e shoqëruar me erëza dhe vezë të pabëra.
Filipine : Në ishujt Filipine festa nis zyrtarisht më 16 dhjetor dhe fill pas mesnatës së Krishtlindjes është Noche Buena (Nata e mirë). Darka e Krishtlindjes përbëhet nga 12 pjata kryesore, ku kryefjala është derri i pjekur në hell.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...