Shigjetari
Fundi i periudhës së prapavijës së Mërkurit në fillim të janarit është lajmi më i mirë për shenjën tuaj. Kjo ju ka rënduar deri më tani, por me vitin e ri më në fund mund të gjeni njëfarë qartësie psikologjike. Kjo është koha e duhur për të vendosur prioritetet tuaja. Me Marsin në Bricjap për gjithë muajin e dini që duhet të përballeni me një sërë shpenzimesh, ndaj është më mirë të vendosni parandalimin e daljes së situatës jashtë kontrollit. Hëna e Re në Bricjap në datën 11 duket se do t'ju ndihmojë të gjeni një metodë efikase për menaxhimin e financave tuaja dhe kthimi i Mërkurit në të njëjtën shenjë nga data 14 ju ndihmon të jeni metodikë në ndërtimin e një buxheti. Ka të ngjarë që me futjen e Venusit në Bricjap nga 23 janari të shihni tashmë rezultatet e para nëse planifikoni me kujdes.
Ndërkohë në 20 janar nis sezoni i Ujorit, i cili bart kureshtje dhe një dëshirë për risi. Përfitoni nga kjo periudhë për të studiuar, informuar, bisedoni me njerëz të ndryshëm. Ndaj Hëna e Plotë në Luan në datën 25 do të jetë një mundësi për t'i bërë analizë vetes. Njihni të metat tuaja dhe gjeni motivimin për t'i përmirësuar, duke mbajtur gjallë dëshirën për të mësuar. Tema e njohurive do të jetë shumë e rëndësishme gjatë kalimit të Plutonit në Ujor. Në vazhdim do zbuloni sa fuqi ka informacioni, si ai që keni në dispozicion dhe ai që zgjidhni të ndani me të tjerët.
Bricjapi
“Vit i ri, jetë e re” siç thotë edhe shprehja dhe viti 2024 nis me zhurmë me fundin e Mërkurit në retrogradë dhe ardhjen e Marsit në shenjën tuaj. Pas një periudhe ngecjeje dhe reflektimi, jeni gati të filloni nga e para dhe të riktheheni në lojë, ndoshta pikërisht sepse i keni dhënë vetes kohë për të zgjidhur dyshimet tuaja. Shumë shpejt do të ketë një hënë të re në shenjën tuaj, më 11 janar, e përkryer për të përcaktuar se cilat synime personale do të dëshironit të arrinit në të ardhmen. Punoni me veten, mos vendosni kufij. Shumë planetë do t'ju brohorasin. Jupiteri ju mbështet nga shenja e Demit, duke ju dhënë pak optimizëm dhe aftësi për t'i parë gjërat në tërësi. Më pas, nga data 14 Mërkuri kthehet, këtë herë në mënyrë konkrete dhe metodike, ndërsa nga data 23 vjen edhe Venusi. Gjysma e dytë e muajit do të jetë ndoshta më dinamike. Keni mundësinë dhe dëshirën për të takuar njerëz të rinj, për të provuar situata të ndryshme dhe, pse jo, për të plotësuar disa teka. Sezoni i Ujorit nga data 22, mund të jetë një periudhë në të cilën shpenzoni pak më shumë, por jeni edhe më të vetëdijshëm për burimet që keni në dispozicion. Plutoni do të mbërrijë në Ujor më 21 janar për të qëndruar për një kohë të gjatë, duke ju lehtësuar disi, por edhe duke ju ftuar të kuptoni si mund të përdorni aftësitë tuaja për të arritur atë që dëshironi. Hëna e plotë në Luan më datën 25, mund të nxitë nevojë që t'ju dëgjohet zëri, sidomos ndaj atyre që janë përpjekur të kufizojnë lirinë tuaj. Ngrijeni zërin.