Sekreti i Këpucëve të Grida Dumës
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Ujori
Mos u ngutni, ky janar ka një fillim të ngadaltë, por merreni me qetësi. Ndërkohë mund të gjeni qetësinë shpirtërore falë përfundimit të retrogradit të Mërkurit. S'do të ketë më drama dhe keqkuptime mes miqve. Më në fund mund t'i vlerësoni këshillat e tyre, ndoshta sepse keni mësuar të komunikoni më mirë me njëri-tjetrin. Prioriteti juaj këtë muaj është të kujdeseni për veten dhe hapësirën tuaj. Pastroni, përqendrohuni në disa gjëra në të njëjtën kohë, merruni me veten tuaj. Hëna e Re në Bricjap mund të sjellë zbulime të rëndësishme për veten dhe pasiguritë që ju kanë penguar deri më tani, ndërsa ndërtoni një vetëdije më të mirë për nevojat tuaja.
Me pak fjalë, në janar mësoni të dëgjoni veten dhe me ardhjen e Diellit në shenjën tuaj në datën 20, jeni gati të ktheheni në rrugën e duhur. Hapet një fazë më krijuese dhe dinamike, filloni të tregoni veten pa filtra, sepse keni mësuar të pranoni veten. Duke respektuar më shumë veten dhe nevojat tuaja, është e natyrshme që disa marrëdhënie të shihen me sy ndryshe. Hëna e Plotë në Luan më 25 janar mund të jetë koha e duhur për një krahasim. Ndërkohë, Plutoni do të futet në shenjën tuaj më 21 janar. Ky kalim tregon një zbulim të ngadaltë të fuqisë dhe ndikimit tuaj, por duhet kohë përpara se të shihni qartë evolucionet e tij.
Peshqit
Lajmi i mirë është se viti 2024 hapet me Mërkurin që ecën sërish në drejtimin e duhur. Ju merrni frymë lehtësisht dhe keni ide më të qarta për prioritetet e ardhshme. Pa hapërdarë mendimet, mund të përqendroheni më mirë dhe optimizmi kthehet ngadalë. Njerëzit me të cilët shoqëroheni do të jenë kyç gjatë kësaj periudhe. Një pjesë e mirë e motivimit tuaj varet edhe nga krahasimi që mund të keni me të tjerët dhe ndikimi i Marsit në Bricjap për të gjithë muajin, do t'i bëjë shumë më stimulues pjesëmarrjen në projekte në grup. Përfitoni nga Hëna e Re në Bricjap më 11 janar për të ribashkuar miqtë dhe njerëzit. Frymëzohuni nga ata për të besuar përsëri në ëndrrat tuaja.
Saturni në shenjën tuaj po ju mëson të këmbëngulni, por gjithsesi është normale të keni dyshime. Të paktën fakti që ju lindin një mijë pyetje është shenjë se interesoheni vërtet për këto projekte. Sa më shumë pyetje t'i bëni vetes, aq më shumë rrezikoni të ngecni në mendimet tuaja dhe të mos t'i vini kurrë në zbatim. Pra, përfitoni nga Hëna e Plotë në Luan në datën 25 për të zbehur zakonet tuaja të këqija dhe prirjen për të zvarritur, duke i vendosur vetes synimin për të ndërtuar një rutinë të qëndrueshme që ju ndihmon të fokusoheni. Nuk ju mungon besimi në ëndrra, ju duhet vetëm pak disiplinë.
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...