Kuzhina / 11 Janar 2024, 10:24

Supë kremoze me lulelakër

Supë kremoze me lulelakër
Përbërësit:

40 g gjalpë pa kripë
1 qepë, e prerë në kubikë
1 lulelakër mesatare, e prerë
1 patate mesatare, e prerë në copa
1 litër lëng perimesh (që e përftoni nga zjerja e perimeve më sipër)
500 ml qumësht
Erëza sipas dëshirës


Përgatitja:
Shkrini gjalpin në një tenxhere të madhe në një zjarr mesatar, më pas shtoni qepën derisa të marrë pak ngjyrë të artë. Shtoni lulelakrën dhe pataten të aromatizohen bashkë më qepën dhe gjalpin, e më pas shtoni ujë. Lërini të ziejnë për rreth 10 minuta, sa perimet të kenë marrë pak zbutje.
Pasi uji të jetë kondensuar, shtoni qumështin dhe lëreni të marrë një valë për 10- 12 minuta, pa e vendosur kapakun e tenxheres. Pasi të jetë bërë disi kremoze, largojeni tenxheren nga zjarri dhe përdorni blenderin për t'i bërë në masë të njëtrajtshme të gjithë përbërësit.
Shërbejeni në tasa mbi të cilët sipas dëshirës mund të shtoni gjethe trumëze, pak piper të zi dhe vaj ulliri.
Ju bëftë mirë!

Horoskop