I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Ani Jaupaj
Ca rrugë që na tregon fati, nuk i shmangim dot. Neri, veç muzikës, nuk mendonte se e priste gjë tjetër në të ardhmen, por ja që nuk ndodhi siç kishte menduar. Dhe më mirë që nuk ndodhi, sepse njësoj siç mendoi 15 vjet më parë, arti, nuk ka të ardhme financiare! Mbase do të ketë tani që Ministria e Kulturës u bë një aneks i asaj të ekonomisë, por këtë, Neri, nuk kishte si ta dinte atëherë! Dinte vetëm t’i binte pianos dhe të punonte për të nxjerrë vetë paratë që i duheshin. Prandaj nisi punën e parë si kamarier, që kur studionte për piano në Liceun Artistik.
Ashtu siç ndodh thuajse me të gjithë kuzhinierët e botës, puna e tij e parë ishte ndihmës kamarier. Ok, nisin edhe nga larja e pjatave, ndërsa Neri nuk ishte tërësisht brenda kuzhinës, kur filloi punën e parë. Vetëm se pati fatin të punonte në një restorant me kuzhinë të hapur. Mund të shihje nga e gjithë salla se ç’bëhej në të! Neri nuk pati vetëm syrin e vëmendshëm, e ngacmonte çdo ditë edhe kurioziteti për të mësuar. Prandaj ofrohej gjithmonë të hynte brenda për të ndihmuar, sa herë nevojitej dhe ata që e njohin kuzhinën e dinë që një tjetër nevojitet gjithmonë. Kjo ishte përvoja e tij e parë, deri sa, ca muaj më vonë, nuk ishte më kamarier.
Sot, Neri drejton restorantin Living District, në Galerinë ETC, por për të mbërritur deri këtu, prej përvojës së parë, ka kaluar nëpër qindra tiganë. E vendosi që pas Liceut Artistik nuk do të vijonte të zhvillonte muzikën, por pasionin e tij të ri, kuzhinën. Fati deshi që në krye të kuzhinave ku punoi të ishin shefa Italian, prandaj e pati më të thjeshtë kalitjen e dorës.
Nga ana tjetër, vëllai i tij binjak bënte të njëjtën gjë, prandaj nuhatja zhvillohej edhe në shtëpi. Ndanin ngjarjet e ditës njëri me tjetrin, deri sa ia dolën të dy të ishin në krye të kuzhinave të tyre.
Natyrisht që I kaluan edhe ata provat e restoranteve të huaja. Emigruan, mësuan dhe u kthyen. Neri shkoi në Angli, i erdhi përqark njërit prej restoranteve të James Oliver, dhe ia doli të hynte brenda, të punonte e të zhvillonte shijen e tij te një prej emrave më të rëndësishëm të kulinarisë që njeh bota, të paktën, nga ekrani. Mirëpo, edhe ai, si gjithë bashkëmoshatët e tij që u shokjnë ëndrrave në këmbë, nuk kishte dokumentat e domosdoshme për të jetuar e për t’u zyrtarizuar profesionalisht. Erdhi koha të kthehej, të provonte veten, dhe ia doli! Sot nuk është penduar që s’mundi të rrinte jashtë. Këtu flet gjuhën që do, me njerëzit që do, siç bënte dikur me pianon.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...