I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Nga: Kostandin Feshti
Nëse do të flasim për ceremoni çmimesh, në të cilat vlerësohen më të mirët e industrisë vizive, ndarja e çmimeve “Emmy”, e organizuar nga “Akademia e Televizionit Amerikan”, është një ndër më prestigjozet dhe më të ndjekurat në mbarë botën. Në vendin tonë gjithashtu, pasi seriale si “Beef”, “White Lotus”, “Succession”, të cilët janë disa prej produksioneve që triumfuan më fortë gjatë mbrëmjes, janë parë dhe nga një numër i madh shikuesish shqiptarë, falë platformave të shumta kinematografike, duke krijuar një “bazë admiruesish” dhe në një vend të vogël si Shqipëria jonë.
Por, le të flasim për veshjet ( ajo që na intereson dhe pak më shumë ). Në këtë edicion të 75-të, një mori yjesh u bënë pjesë e mbrëmjes duke parakaluar në tapetin e kuq ( ngjyrë “crème” kësaj rradhe ) me veshjet e tyre, diku ekstravagante, e diku, “të mërzitshme”. Ajo që duhet pranuar në fakt është se: Në tërësinë e sezonit të eventeve si “Emmys”, “Golden Globes”, “Critic’s Choice”, duke u parë si një i plotë, deri më tani ka impresionuar. Printe të ndryshme, lojëra me materiale, forma dhe prerje nga ato më klasiket e deri tek ato më abstraktet. Ngjyra të ndezura, por dhe natyrale, siç është dhe trendi i momentit: “Sa më pastër e thjeshtë”. Shumë prej personazheve publikë patën zgjedhur të vishen me dizenjatorë të famshëm si Saint Laurent, Dior/Dior Haute Couture, Vivienne Westwood, Louis Vuitton, Oscar de la Renta etj, duke lënë pak në hije stilistët e rinj “up and coming”, të cilët kanë qënë kryefjala e një numri të konsiderueshëm eventesh që paraprinë Emmy-t.
Shumë prej zotërinjve prezentë kishin guxuar me materialet e kostumeve, prerjes së jakave apo aksesorizimit të xhaketave, duke bërë kështu, në mendimin tim, një punë më të mirë se vajzat, por vetëm kësaj rradhe. Sateni ishte kryefjala e mbrëmjes duke u shpallur si materiali më i përdorur, qoftë nga zonjat, ashtu dhe nga djemtë fashionistë të industrisë.
Ndërsa, nga ana e zonjushave, veshjet që m’u dukën më të mirat, ishin pikërisht ato më finet, ku ishte luajtur bukur me detajet, ku ishte lënë hapësira e duhur për t’i dhënë vëmendjen çdo elementi që ka përbërë dukjen në tërësi.
Selena Gomez – Oscar de la Renta ( siluetë e bukur që nxjerr në pah hiret e Selenës, komplimentuar bukur dhe nga varësja e “rënduar”, bashkë me vëthët minimalist ).
Sarah Snook – Vivienne Westwood ( një prerje klasike e Vivienne, e cila na rikujton dhe fustanin e Carrie Bradshaw në filmin “Sex and the City 1”, i krijuar po nga Westwood. Klasik, elegant, i mbledhur ku duhet dhe i aksesorizuar mirë).
Jenna Ortega – Dior Haute Couture ( një fustan rinor, me ngjyra dhe motive florale, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim Jennën veshur me. Detaje fine, pjesa në dukje e structures poshtë e bën akoma dhe më “flirtues”. Këpucët mund të ishin zgjedhur ndryshe, por në një mënyrë specifike, nuk ngjajnë keq).
Keri Russell – Alexandre Vauthier Haute Couture ( Elegante. Klasike. Me një “twist” shumë të bukur e të nevojshëm nga pas, 10/10 ).
Christina Ricci – Saint Laurent ( një dukje e cila jep të gjitha ndjesitë sikur sapo ka dale nga një natë rrëzëllitëse feste në Studio54, Manhattan. Materiali velvet, varësja e rënë, kuleta e madhe, unaza, të gjitha bëhen bashkë për ta bërë një veshje relativisht modern për një ceremoni si çmimet “Emmy”, por që rri bukur).
Adriana DeBose – Brunello Cucinelli ( saten, sigurisht. Xhaketa me prerjen disi “oversize”, sjell pikërisht atë frymën rinore për një vajzë të re, ashtu si dhe vetë kombinimi i dy pjesëzave poshtë, “crop-top” dhe fund. Varësja rri gjithashtu shumë mirë, pa çka se ora nga ana tjetër duket pak si e tepërt në këtë rast ).
Jessica Chastain – Gucci ( aktorja ka vite që është kthyer në imazhin e brandit Italian për sa i përket daljeve në publik dhe sa here shfaqet, duket bukur. Është një marrëdhënie simbiotike me rezultat goxha të lartë. Ngjyra e fustanit komplimenton tepër atë të flokëve të Jessicës dhe detajet e shndërritshëm në fund i japin një hije fustanit sikur është i sapodalë nga arkivat e “Great Gatsby” alla 1920. Rinor, elegant, tërheqës).
Kishte dhe veshje të tjera sigurisht, të cilat nuk mund t’i quajmë “të këqija” në asnjë mënyrë, por jo detyrimisht të ekzekutuara mirë. Një gjë dihet: Kemi akoma dhe shumë ndarje çmimesh që na presin për t’i përfolur, ndaj të gjithë do ta kenë një “mundësi të dytë” për të shkëlqyer siç duhet.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...