Mirëqenie / 18 Janar 2024, 20:12

"Ky grip është agresiv pasi temperatura shkon deri në 40 gradë", Skënder Brataj tregon kur pritet të normalizohet situata

"Ky grip është agresiv pasi temperatura shkon deri në 40

Kurba në ngjitje e infeksioneve respiratorë kërkon më shumë kujdes nga qytetarët për të parandaluar infeksionin ose për ta menaxhuar siç duhet, për të shmangur komplikacione që mund të shkaktojnë viruset.

Shefi i Urgjencës Kombëtare Dr Skënder Brataj është optimist se brenda Janarit do të nisë zbritja e kurbës, referuar Europës.

“Rritje e numrit të paconeve nëpër spitale, si në gjithë vendet e tjera. Europa është drejt uljes, në Shqipëri vazhdon rritja. Brenda janarit edhe Shqipëria do të ketë rënien e numrit të infektuarve”, tha Skënder Brataj.
Temperaturë e lartë 39-40 dhe zgjatje më shumë në kohë e simptomave ka bërë që mjekët ta konsiderojnë virusin e gripit këtë vit pak sa më agresiv. Por Brataj e lidh këtë me mbivendosjen e dy viruseve.

“Mund të jetë bashkëshoqërimi i dy viruseve. Nëse janë grip dhe Covid dhe kur janë dy viruse janë më agresiv”, thotë Brataj.
Ndërsa më të prekurit janë fëmijët e vegjël dhe moshat e treta, Brataj ka një këshillë për nënat që të mos shqetësohen kur kanë temperaturë.

“Kujdes me temperaturën për konvulsionet, por fakti që bën temperaturë fëmija do të thonë që organizmi i tij por reagon”, tha shefi i Urgjencës./TCH

Horoskop