Modë / 24 Janar 2024, 12:15

E kopjuar apo rastësi? Marka e njohur Dior, bën "xing" me krijimin e stilistes së njohur shqiptare

E kopjuar apo rastësi? Marka e njohur Dior, bën "xing" me

Çdokush e pëlqen të bukurën, detajet, të veçantat, sidomos kur bëhet fjalë për veshjet dhe kombinimet. Kjo është arsyeja që në ditët e sotme industria e modës po merr një tjetër "nuancë" edhe në Shqipëri, duke u vënë re se përkushtimi ndaj kësaj fushe është tejet i madh.

Absolutisht një përkushtim i pashoq dhe një punë e jashtëzakonshme ka ardhur ndër vite edhe nga stilistja e njohur Sada Peca, duke e ngritur nivelin e modës në Shqipëri si ajo milaneze apo franceze.

E kopjuar apo rastësi? Marka e njohur Dior, bën "xing" me
Idetë dhe krijimet e saj mesa duket janë shumë të ngjashme me idetë e emrave më të njohur të kësaj industrie, si Dior i cili vetëm një ditë më parë në prezantimin e koleksionit të ri dimëror në rrjetin social Instagram, një nga veshjet ka bërë "xing" me krijimin e stilistes shqiptare. Bëhet fjalë për një xhup të zi, ku detaji i jakës është i njëjtë.

E kopjuar apo rastësi? Marka e njohur Dior, bën "xing" me

Sada Peca, ka rreth gjashtë vite që punon si stiliste. Ajo e kuptoi pasionin e saj që në vogëli. Sada kur luante me kukullat si çdo fëmijë tjetër, zgjidhte të krijonte veshje interesante për to. Tashmë ajo ka hapur atelienë e saj të modës që prej moshës 22 vjeçare, krijimet e së cilës gjithnjë marrin një tjetër nivel sa herë që vishen dhe kombinohen.

Horoskop