Mirëqenie / 25 Janar 2024, 12:12

6 ushqimet perfekte që duhet të konsumoni, për një mirëqenie të plotë mendore

6 ushqimet perfekte që duhet të konsumoni, për një

Kur humori jonë është i ulët është joshëse që menjëherë të drejtohemi tek ushqimet me sheqer dhe me kalori të lartë, por sipas ekspertëve të shëndetit ka zgjidhje më të mira në lidhje me ushqimin që mund të na ndihmojnë për një disponim më të mirë. Nëse arrijmë të kombinojmë zgjedhjet ushqimore me një gjumë më të mirë dhe ushtrime të rregullta fizike, ditët tona do të jenë më harmonike.

Në këtë artikull po ju tregojmë 6 ushqimet që ndihmojnë në mënyrë të menjëhershme për një mirëqenie të plotë fizike dhe mendore.

1. Peshku
Është thënë prej kohësh se pëshku është "ushqimi i trurit" dhe ka prova bindëse që e mbështet këtë gjë. Studimet sugjerojnë se konsumi i rregullt i peshkut, zvogëlon humbjen e kujtesës që mund të vijë edhe me moshën.

2. Çokollata e zezë
E mbushur me komponime që japin ndjesi të mirë dhe me përmbajtje të lartë flavonoidesh bimore mbrojtëse, çokollata me një përmbajtje kakao prej të paktën 70%, rrit qetësinë dhe ngre humorin.

3. Veza
Vitamina D, lidhet me një humor më të mirë. Gjendet vetëm në disa burime ushqimore, por një nga më të besueshmet janë vezët.

4. Ushqimet e fermentuara
Këto ushqime, të cilat përfshijnë kos, kefir, kimchi, lakër turshi, etj., mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve duke ndryshuar ekuilibrin e baktereve. Në këtë mënyrë mund të ndikojnë në nivelet e hormonit të serotoninës.

5. Farat e kungullit
Janë një burim i dobishëm i aminoacidit triptotan, i cili nevojitet për prodhimin e serotoninës. Këto fara të vogla gjithashtu ofrojnë zink dhe mineralin relaksues, magnezin.

6. Kafeina
Kafeina parandalon një përbërës natyral të quajtur adenozinë të bashkohet me receptorët e trurit – kjo na mban më të guximshëm dhe vigjilentë. Kafeina gjithashtu rrit lirimin e dopaminës që rrit humorin.

Horoskop