Mirëqenie / 26 Janar 2024, 12:15

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë çelësi i mirëqenies tuaj për 2024-ën.

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë

Zakonet që ne ndjekim në përditshmëri, tregojnë shumë për personin që ne jemi. Kjo është e rëndësishme pse herë pas here duhet të ndërgjegjësohemi për të shtuar në rutinën tonë zakone të shëndetshme si suksesi apo gjërat që na sjellin lumturi dhe të thyejmë ato të këqijat.

1. Shmangni qëndrimin e gjatë në internet

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Koha e tepërt para medieve sociale është bërë një problem shumë i madh për shoqërinë kohët e fundit, dhe këtu nuk e kemi fjalën për ata që e shfrytëzojnë kohën për punë produktive apo për të mësuar, por për ata që mendojnë se largojnë stresin. Përdorimi i rrjetit social Tik-Tok është bërë një nga platformat më problematike, në të cilën koha harrohet se po kalon, por përveç kësaj është kthyer në një kërcënim serioz për jetën e shumë përdoruesve.

2. Hani ushqim, jo vetëm për kënaqësi

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Ushqimet e shëndetshme zakonisht nuk kanë një shije shumë të mirë dhe kjo shpeshherë bëhet e bezdisshme. Ndërsa ato jo të shëndetshmet i bëjnë sytë tanë të lëshojnë zemra. Megjithatë ka një zgjidhje se si ta bëjmë çdo ushqim të shijshëm dhe kjo është duke shtuar erëza, pjekja gjithashtu i jep më tepër shije, etj. Gjithashtu vlen të theksohet se të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë se domosdoshmërisht duhet të hamë fruta dhe perime. Mund të konsumojmë dhe ushqime të cilat cilësohen si të pashëndetshme por në një formë të moderuar dhe me masë.

3. Ushtrohuni vazhdimisht

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Përveç të ngrënit shëndetshëm, stërvitja është një nga gjërat që është gjithmonë në fokus kur flasim për shëndetin. Në fund të fundit, stërvitja përmirëson shëndetin fizik dhe mendor pa e bërë portofolin tonë të qajë. Ajo që duhet theksuar është që shumë njerëz e konsiderojnë ushtrim fizik, faktin që mund të punojnë në lëvizje, por kjo nuk ka të bëjë me ushtrimin e shëndetshëm për shkak të mungesës së konsistencës.

4. Zgjohuni më herët se zakonisht

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Disa studime në Universitetin e Westminster në MB, zbuluan se njerëzit që zgjohen më herët kanë nivele të larta të kortizolit, i cili lidhet me energjinë dhe produktivitetin. Kjo shpjegon pse njerëzit në përgjithësi ndihen më energjikë dhe më të motivuar për të përmbushur detyrat e tyre të përditshme kur zgjohen herët dhe jo vonë.

5. Shoqërohuni më shumë

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Nëse mendoni se qëndrimi vetëm do ju bëj më mirë, gaboheni. Duke qëndruar vetëm mendimet janë më të shumta, e për pasojë herë pas here ju bën konfuz për gjërat duke e dëmtuar shëndetin mendor.

6. Mbani ditar

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Sa herë hidhni mendimet dhe ndjenjat në një ditar, ndihmon shumë në reduktimin e stresit dhe ndihmon në reflektimin me veten. Me fjalë të tjera, ditari është thelbësor për mirëqenien mendore.

7. Praktikoni vëmendjen

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Meditimi është "ilaçi" për të pranur çdo situatë që vjen në jetë pa e gjykuar dhe u ndjerë keq. Gjithçka që do të ndodh teksa praktikoni meditimin është ideja se për çdo gjë ka një zgjidhje.

8. Zbatoni një rutinë për kujdesin e lëkurës

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Sipas dermatologëve, një rutinë e duhur e kujdesit të lëkurës nuk duhet të jetë e ndërlikuar. Gjithçka që nevojitet janë tre gjëra: pastrues, hidratues dhe krem ​​kundër diellit. Ata thonë se çdo gjë tjetër përveç tre të përmendurave më sipër, janë thjesht fakultative.

9. Organizohuni

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë
Të bëhesh një person i organizuar ka shumë përfitime të shëndetit mendor. Ai eliminon shpërqendrimet dhe stresin, duke ju bërë të ndiheni të relaksuar ose duke ju dhënë paqe mendore. Siç thotë shprehja, "një tavolinë e rrëmujshme është një mendje e rrëmujshme". Përveç kësaj, kur planifikoni dhe organizoni atë që hani çdo ditë, bëheni edhe fizikisht më të shëndetshëm.

10. Bëhuni nxënës gjatë gjithë jetës

Merrini seriozisht, këto 10 zakone të shëndetshme janë

Ekziston një thënie që dita kur ndalon së mësuari, është dita kur ndalon së rrituri. Vetëm kjo është e mjaftueshme për të na bërë të kuptojmë se sa i rëndësishëm është të mësuarit gjatë gjithë jetës. Por për të qenë më specifik, të mësuarit vazhdimisht mund të ofrojë shumë përfitime. Për shembull, mund ta mbajë trurin të shëndetshëm, të rrisë vetëvlerësimin dhe ta bëjë jetën pak më interesante!

Horoskop