Astroliving / 27 Janar 2024, 15:00

Seriali perfekt televiziv për çdo shenjë horoskopi

Seriali perfekt televiziv për çdo shenjë horoskopi

Keni dëshirë të nisni dhe të shihni një film apo serial, por nuk dini çfarë? Në këtë artikull do ju tregojmë se cili titull e zhaner i përshtatet më së miri shenjës tuaj të horoskopit, ndaj konsiderojeni këtë një frymëzim për të parë atë që ju përshtatet më mirë.

Dashi- "Pretty Little Liars"
Dashët janë gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja, por mbi të gjitha janë edhe ata që marrin iniciativën brenda grupit. Shfaqja e duhur për këtë shenjë është ajo që kombinon shoqërueshmërinë dhe lidershipin, ashtu si Pretty Little Liars.

Demi- "La Casa di Carta"
Demët janë një shenjë këmbëngulëse dhe kokëfortë. Janë të fiksuar pas suksesit, gjërave materialiste dhe kanë pikëpamje joreale për botën. Kjo është arsyeja pse La Casa di Carta është seriali më i përshtatshëm televiziv për ta.

Binjakët- "How To Get Away With Murder"
Binjakët kanë një lloj natyre jokonsistente, ose e thënë ndryshe me dy fytyra, por janë edhe shumë të komunikueshëm dhe të shoqërueshëm, intelektualë dhe kuriozë. Për binjakët, "How To Get Away With Murder" është seriali perfekt. Një mësues i së drejtës penale duhet të mbulojë një vrasje, me ndihmën e një grupi studentësh.

Gaforrja- "Gossip Girl"
Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz shumë emocionalë, mbrojtës dhe krenarë të gjërave që duan. Ndonjëherë, megjithatë, ata janë dhe hakmarrës. Kjo është arsyeja pse "Gossip Girl" është për ta. Me sasinë e duhur të dramës, grupi i privilegjuar i miqve në Upper East Side bën një jetë me skema dhe hakmarrje, por gjithmonë në emër të miqësisë.

Luani- "La Regina Degli Scacchi"
Luani është shenja e fuqisë. Ata pëlqejnë të jenë më të mirët në çdo gjë që bëjnë, u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo është arsyeja pse "Mbretëresha e Shahut" është seriali juaj ideal televiziv. Ajo sillet rreth jetës së Beth Harmon, e cila lufton me pavarësinë në një përpjekje për t'u bërë shahistja më e madhe në botë.

Virgjëresha- "Lupin"
Të lindurit në këtë shenjë janë jashtëzakonisht empatikë, por edhe shumë kokëfortë. Janë të saktë, të vëmendshëm dhe perfeksionistë, asgjë nuk i emocionon më shumë sesa mbledhja me mjeshtëri e detajeve. Seriali televiziv Lupin është i përsosur për ta. Pasi humbi babanë e tij si adoleshent, Assane Diop studion në detaje një plan për të përfunduar misionin e tij.

Peshorja- "Suits"
Të lindurit e kësaj shenje nuk dinë të vlerësojnë kohën, i dorëzohen lehtësisht dembelizmit dhe e duan rehatinë, por çdo veprim i tyre drejtohet nga ndjenja e drejtësisë dhe kërkimi i ekuilibrit. Kjo është arsyeja pse "Suits" është seriali më i mirë për ta. Dy avokatë, të dy brilantë, njëri i ndjeshëm, tjetri cinik, i bëjnë klientët e tyre të mos ndjekin gjithmonë rrugën e duhur.

Akrepi- "Game of Thrones"
Akrepat njihen për intensitetin dhe vendosmërinë e tyre . Ata janë njerëz pasionantë, por edhe shumë konkurrues, të vendosur dhe kokëfortë. Për këtë arsye, seriali i tyre ideal televiziv është diçka e fortë , si "Game of Thrones" . Lufta për fronin midis shtatë shtëpive fisnike, shkakton masakra dhe fatkeqësi, duke zgjuar krijesa legjendare dhe forca të errëta magjike.

Shigjetari- "Sex And The City"
Personat e lindur në këtë shenjë kanë energji të madhe pozitive dhe priren të jenë gjithmonë entuziastë dhe aventurierë. Shigjetari di të dëgjojë, por ata gjithashtu duan të japin këshilla dhe janë gjithmonë në kërkim të kuptimit më të thellë të gjërave, ashtu siç bën Carrie Bradshaë me miqtë e saj në "Sex And The City" .

Bricjapi - "Peaky Blinders"
Bricjapët janë këmbëngulës dhe të pamëshirshëm kur bëhet fjalë për të marrë diçka që duan. Ata kanë pak tolerancë ndaj gjërave të parëndësishme dhe e shohin veten si zgjidhës të klasit të parë të problemeve. Pra, jo histori melodramatike, por seriale televizive me protagonistë po aq të vendosur, si Peaky Blinders. Të vendosura në Luftën e Parë Botërore, dy vëllezërit protagonistë janë gati të vendosen në botën e krimit vendas dhe basteve të paligjshme.

Ujori- "The O.C"
Ujori është shenja më sociale e zodiakut, por në të njëjtën kohë ata e duan pavarësinë dhe lirinë. Atyre nuk u pëlqen aspak të ndihen jashtë kontrollit dhe do të bëjnë gjithçka që të duken të qetë dhe të sigurt në çdo situatë. Për këtë arsye, drama për adoleshentë "The O.C." është seriali perfekt televiziv për Ujorin.

Peshqit- "You"
Të lindurit e kësaj shenje kanë një intuitë të fortë dhe një aftësi të madhe për të ëndërruar, por edhe një farë paqëndrueshmërie emocionale. Ata gjithashtu kanë një ndjeshmëri të fortë që u lejon atyre të vijnë në kontakt me gjendjen shpirtërore të të tjerëve dhe t'i kuptojnë ata. Kjo është arsyeja pse janë të magjepsur nga një protagonist si Joe Goldberg, tek "You", me paqëndrueshmërinë e tij mendore dhe bagazhin e tij të rëndësishëm emocional.

Horoskop