Mirëqenie / 30 Janar 2024, 15:40

Kujdes! Mos i neglizhoni këto 5 shenja në sqetull, tregojnë probleme serioze shëndetësore

Kujdes! Mos i neglizhoni këto 5 shenja në sqetull, tregojnë

 

Sqetullat janë një zonë për të cilën ne kujdesemi për arsye estetike dhe higjienike . Për shkak të numrit të madh të gjëndrave të djersës të pranishme në to, ato kanë tendencë të lëshojnë erëra që janë të pakëndshme. Ajo që nuk dimë është se sqetullat mund të tregojnë edhe një problem shëndetësor.

Edhe pse ndonjëherë kalon pa u vënë re, shumë nga ndryshimet që mund të paraqesin tregojnë se diçka nuk është në rregull me trupin tonë. 

Në këtë artikull po ndajmë me ju 5 simptoma që nuk duhet t'i injoroni.

1. Aroma e fortë

Aroma e djerës zhduket lehtësisht pas bërjes së një dushi apo pas aplikimit të një deodoranti. Megjithatë, kur është shumë e fortë dhe e vazhdueshme, mund të tregojë një problem të tiroides ose çekuilibër hormonal. Aroma e keqe e sqetullave, pavarësisht nga higjiena e duhur, gjithashtu mund të jetë një shënjë e diabetit.

2. Kruajtje

Ndjesia e kruajtjes së sqetullave është e zakonshme kur qimet fillojnë të rriten pas depilimit. Kjo përgjithësisht na paralajmëron për shëndetin e lëkurës, siç mund të jetë një lëkurë e irrituar për shkak të briskut të përdorur apo përbërësve kimikë të deodorantëve dhe kremrave. Në këto raste është më mirë të shmangen.

3. Dhimbje

Dhimbja e sqetullave mund të jetë reagimi i muskujve ndaj ushtrimeve të tepërta fizike. Kjo dhimbje është sporadike dhe në shumicën e rasteve, largohet me pak pushim. Megjithatë, nëse bëhet një problem i vazhdueshëm, është mirë që të konsultoheni me një mjek. Në disa raste, dhimbja mund të jetë një simptomë e nyjeve limfatike.

4. Skuqja e lëkurës

Duke qenë se është një zonë në shumicën e kohës e lagësht, kjo e rrit rrezikun e infeksioneve. Kjo mund të shkaktoj kruajtje dhe skuqje të sqetullave të cilat në shumë raste mund të jenë edhe si rezultat i ndonjë alergjie. Ndaj një këshillë me mjekun në këto kushte ju nevojitet patjetër.

5. Djersitje e tepërt

Djersitja për shumë njerëz mund të jetë normale, megjithatë nëse është e tepërt dhe e vazhdueshme, është paralajmëruese e problemeve të tjera shëndetësore, si hiperhidroza. Hulumtimet tregojnë se kjo gjendje është e pranishme në 1-3% të popullsisë së botës. Shkaqet variojnë nga ndryshimet hormonale deri te faktorët gjenetikë.

Horoskop