Modë / 8 Shkurt 2024, 15:24

"Jam në fazën që do përkëdhel prindërit dhe jo veten", Sara Kolami në lupën e Guru-ve

"Jam në fazën që do përkëdhel prindërit dhe

E thjeshtë, e bukur, profesioniste në atë që bën dhe shumë epitete të tjera do t’i përshtateshin të ftuarës mjaft interesante të podcastit “Fashion Guru’s”, në Albanian YouTubers, e cila momentet nga nisja e karrierës, mundësitë për ta përballuar, e deri tek sukseset aktuale, i ndau pa komplekse me të gjithë ndjekësit.

As më pak e as më shumë, e kemi fjalën për moderatoren e njohur e tashmë aktore, Sara Kolamin. Ajo veç të tjerash ka një lidhje të veçantë me botën e modës, pasi siç shprehet ajo, i jep një lumturi të madhe eksperimentimi me veshjet.

Dashuria dhe pasioni për këtë industri, e ka bërë Kolamin të ketë bashkëpunime të shumta dhe afatgjata me brende të njohura ndërkombëtare.

“Ata më bëjnë të qartë që ne duam të rritemi bashkë Ka plot vajza të bukura Shqipëria, por ideja është se ato brende nuk qëndrojnë tek e bukura. Ka disa kritere të tjera që ato shohin. Tek unë panë mënyrën e jetesës, panë ndjekësit, testohen nëse janë organik apo jo. Pra të testojnë për shumë gjëra, sepse ka shumë personazhe shqiptare me mijëra ndjekës, por ata shohin se për çfarë aspekti të ndjekin”, u shpreh Kolami.

E pyetur nga dy moderatorët Santana Çomora dhe Niko Komani, se si ka nisur rrugëtimi i saj, Sara u shpreh: “Gjithçka e kam nisur nga televizioni. Shumë vite punë që më ndihmuan shumë, sepse kam punuar si gazetare, prezantuese dhe ato gjithashtu kanë qenë vite shumë të vështira. Aty jam njohur edhe me Nikon dhe më pas jam futur në fushën e modës. Për mua Niko është një nga njerëzit më të talentuar në këtë fushë, sepse ka një sy që të kupton e të zhbirilon. Në fillimet e mia kam investuar edhe nga xhepi im për të blerë veshje e aksesorë që më duheshin për të plotësuar pazëllin tim dhe në atë kohë na u vetëofruan shumë brande për bashkëpunim”.

A është Sara vajza e rrobave, çantave dhe këpucëve të shtrenjta, apo mjaftohet me diçka të lirë dhe të bukur? - Më shumë me “këmbë në tokë” thotë ajo - mjafton thjeshtësia.

“Kam shumë ndërgjegje për çfarë ndodh në botë dhe nuk “fluturoj”, ndaj jam shumë e përmbajtur me blerjet. Di shumë mirë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj pune. Kur më thonë shoqëria që blej një çantë se është e shtrenjtë, nuk e bëj. E përkthej atë në faktin që mund të blej një çantë më të lirë dhe mund t’i jepja ato lekë tek prindërit e mi ose vëllai. Prindërit e mi jetojnë jashtë dhe i kam shumë të rëndësishëm. Ata kanë qenë emigrantë dhe tani unë nëse gjej hapësirën, dua të llastoj ata më shumë, sesa veten time”.

"Jam në fazën që do përkëdhel prindërit dhe

Ndërsa për stilin e saj, aktorja tregoi se: “Përditshmëria ime është shumë e thjeshtë, veshje të lirshme sepse dua të marrë frymë, gjithashtu gjatë ditëve jam dhe pa tualet. Ndërsa në evente jam ndryshe, sepse aty mund të zgjedh nëse do jem Sara seksi, serioze etj. Mua më pëlqen shumë të eksperimentoj me veshjet, është një pjesë që mua më bën gjithmonë të lumtur.

"Jam në fazën që do përkëdhel prindërit dhe

Horoskop