News / 11 Shkurt 2024, 15:49

I prekur nga mesazhet njerëzve, Mbreti Charles u drejtohet të gjithëve me një mesazh emocionues

I prekur nga mesazhet  njerëzve, Mbreti Charles u drejtohet të

Mbreti Charles ka dhënë një deklaratë të shkurtër me shkrim për herë të parë që nga ditët kur ai u diagnostikua me kancer.

Charles falenderon përzemërsisht të gjitha ata që i kanë dërguar mesazhe, ndërsa thekson se publikimi i lajmeve për të kanë ndihmuar për të informuar publikun.

Në deklaratën me katër fjali thuhet: “Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe urimeve të mira që kam marrë ditët e fundit. Siç e dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh.

Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë në botë.

Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale”

Horoskop