News / 12 Shkurt 2024, 10:01

U shantazhua në TikTok, e reja i jep fund jetës tragjikisht

U shantazhua në TikTok, e reja i jep fund jetës tragjikisht

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë për shkak të përdorimit të rrjetit social TikTok, ku një 27 vjeçare është shantazhuar dhe si pasojë është hedhur nga tarraca e katit të katërt.

Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por sipas hetimeve, policia thotë se ngjarja është stisur për shkak të një fotoje nudo që të resë i është publikuar në platformën TikTok e cila çdo ditë po kthehet në një kërcënim serioz për jetën e përdoruesve.

Përgjegjës për këtë ngjarje është bërë personazh i njohur i TikTok-ut, Altin Çoku, i cili ka rënë në prangat e policisë. Ai dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami.

U shantazhua në TikTok, e reja i jep fund jetës tragjikisht

"Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën", njofton policia.

Sipas disa burimeve për media mësohet se e reja ishte në proces divorci me bashkëshortin shqiptar të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në Tik-Tok.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 shkurt, në rrugën "Teuta" në Kamëz. 27-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Horoskop