News / 12 Shkurt 2024, 10:37

Kim Kardashian në lidhje me ish-in e motrës së saj? Video që 'turbulloi' fansat

Kim Kardashian në lidhje me ish-in e motrës së saj? Video që

Ylli i NFL Odell Beckham, po krijon zhurmë në media pas një romance që mendohet se ka nisur me yllin e ekraneve Kim Kardashian, e cila u vu re para nisjes së kampionatit "Super Bowl".

Shumë kohë përpara se 30 vjeçari të vërehej nën shoqërinë Kim Kardashian, ai ka qenë në një lidhje me motrën e kësaj të fundit, Khloé edhe pse romanca e tyre në atë kohë u mohua dhe u tha se ishte thjesht një flirt i momentit në një festë.

Në një intervistë, Odell ka treguar se përballja e tyre atë kohë ishte një rastësi dhe se spekulimet e medias dëmtuan marrëdhënien e tij me një grua tjetër në atë kohë.

Më vonë atë vit, Khloé filloi të takohej me yllin e basketbollit Tristan Thompson. Bashkëthemeluesja e “Good American” ishte në lidhje me Thompson deri në fund të vitit 2021, pasi ajo zbuloi se ai e tradhtoi atë me Maralee Nichols.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Kim Kardashian ka qenë e “pushtuar” nga një bum lajmesh pas ndarjes së Kanye West, ndërkohë që ky i fundit po thellon romancën e tij me Bianca Censori-n. Videon e gjeni këtu!

Horoskop